Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Mami vrau babin për ne’, modelja kosovare tronditë me historinë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Mami vrau babin për ne’, modelja kosovare tronditë me historinë
Yjet

‘Mami vrau babin për ne’, modelja kosovare tronditë me historinë

Written by:
Prive
Last updated: 16 Qershor, 2025
Share

Një nga momentet më të forta emocionale të këtij sezoni të “She’s On Top” ka ardhur nga 22-vjeçarja Marigona Haliilaj.

Modelja nga Gjilani ka tronditur publikun me rrëfimin e saj të dhimbshëm, teksa foli për një ngjarje tragjike që i ka përcaktuar jetën që në fëmijëri: vrasjen e të atit nga nëna e saj, në rrethana të mbushura me dhunë dhe rrezik për jetën e fëmijëve.

“Jetoj me mamin në Gjilan. Ajo ka bërë shumë sakrifica për ne. Babi im ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj saj dhe familjes. Në vitin 2005, kur isha vetëm 2 vjeçe e gjysmë, ndodhi tragjedia. Mami e vrau babin për të na shpëtuar. Ai kishte një thikë në dorë dhe po përpiqej të vriste vëllain tim”, tregoi Marigona mes lotësh.

Sipas saj, nëna kishte bërë përpjekje të shumta për ta denoncuar në polici dhe për t’u ndarë nga ai, por institucionet nuk kishin reaguar në kohë. Situata, siç e përshkruan Marigona, kishte degraduar deri në një akt fatal të vetëmbrojtjes për të shpëtuar jetën e fëmijëve.

“Mami është vetëdorëzuar në polici. Shteti na mori nën kujdestari, por gratë e tjera dhe fëmijët që babi kishte nga martesat e kaluara dërguan letra në gjykatë për ta liruar mamin”, tregoi më tej ajo.

Pavarësisht kësaj tragjedie, Marigona është rritur me mbështetjen dhe forcën e nënës së saj. Ajo shprehet se pjesëmarrja në program është një ëndërr e realizuar për të dhe një burim krenarie për të ëmën.

“Mami më përkrah shumë. E kam marrë me vete që në edicionet e para. E di që ajo beson në mua”, përfundoi ajo rrëfimin, duke lënë pa fjalë publikun.

Një histori që dëshmon se pas çdo buzëqeshjeje mund të fshihet një betejë e madhe. Dhe Marigona është një prej atyre që ka zgjedhur të ecë përpara me forcë dhe dinjitet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tjetër incident, aeroplani i Air India kthehet mbrapsht
Next Article Koncerti që do të dridhë Prishtinën, Ghetto Geasy sjell live albumin e shumëpritur!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Emra Brah nuk gabon sërish me hitin e ri “Dashnia”

Në një verë të mbushur me bashkëpunime, Emra Brah…

Writen by
Prive
21 Korrik, 2025
Yjet

‘A je Shkurta ti?’, reagimi epik i Albertit kur e sheh të rregulluar (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme ishte festë për 25 vjetorin e…

Writen by
Prive
10 Dhjetor, 2025
Yjet

Gjyshi mbeti gjysmë i paralizuar, Getinjo dhe Mozzik lutje për shërim në ditën e Xhumasë

Reperët e njohur shqiptarë, vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë…

Writen by
Prive
21 Nëntor, 2025
Yjet

Loredana bëhet 30 vjeçe, ja si e befason Karim që në mëngjes

Loredana Zefi feston sot 30-vjetorin e lindjes dhe ditëlindja…

Writen by
Prive
1 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

I tha se do t’ia ndalonte Zvicrën, Kushtrimi ‘diss’ Labit
15 Shkurt, 2026
“Sot festoj jetën” – Antigona Ramosaj përlot rrjetin me videon e gongut të fitores
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?