Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Studim i ri: Ozempic mund të ketë një efekt befasues në plakje
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Studim i ri: Ozempic mund të ketë një efekt befasues në plakje
Yjet

Studim i ri: Ozempic mund të ketë një efekt befasues në plakje

Written by:
Prive
Last updated: 4 Gusht, 2025
Share

Medikamenti i njohur për diabetin, Ozempic, që ka bërë bujë për efektet në humbje peshe, po rezulton të jetë edhe më i fuqishëm nga sa mendohej. Një studim i ri shkencor sugjeron se ai mund të ngadalësojë – madje edhe të kthejë mbrapsht – procesin e plakjes.

Ozempic dhe ilaçi “motër” i tij, Wegovy, përmbajnë përbërësin aktiv semaglutide, i cili i përket grupit të barnave GLP-1, fillimisht të dizajnuara për trajtimin e diabetit të tipit 2. Por me kalimin e kohës, këto ilaçe fituan famë për aftësinë që kanë në reduktimin drastik të peshës trupore.

Tashmë, shkencëtarët besojnë se përfitimet e semaglutidit mund të shkojnë shumë më larg sesa thjesht dobësimi – duke ofruar një mënyrë të mundshme për të kthyer mbrapsht orën biologjike, siç raportojnë “New Scientist” dhe më herët edhe BBC.

Prej vitesh, studiuesit kanë sugjeruar se semaglutidi mund të ngadalësojë plakjen qelizore, bazuar në eksperimente me kafshë dhe vëzhgime te njerëzit. Por tani, një provë klinike ka dhënë për herë të parë prova të drejtpërdrejta për këtë efekt.

injectable prescription weight loss medicine Ozempic on weight scale (Getty Images)

Studiuesi Varun Dwaraka nga kompania e diagnostikimit TruDiagnostic në Kentaki, e cilëson këtë zbulim si një pikë kthese në debatin rreth këtyre ilaçeve. Studimi përfshiu 108 persona me lipohipertrofi të lidhur me HIV, një gjendje që shkakton akumulim të yndyrës dhe përshpejton plakjen e qelizave.

Gjysma e pjesëmarrësve morën një dozë javore të Ozempic për 32 javë, ndërsa gjysma tjetër mori një placebo. Përmes analizës së mostrave të gjakut para dhe pas studimit, u mat mosha biologjike e pjesëmarrësve me anë të orëve epigjenetike – një metodë që analizon shenjat kimike në ADN për të treguar sa shpejt po plaket organizmi.

Rezultatet ishin tronditëse. Dwaraka deklaroi:
“Ata që morën semaglutid u bënë mesatarisht 3.1 vite më të rinj biologjikisht deri në fund të studimit.”
Grupi me placebo nuk tregoi ndonjë ndryshim të dukshëm. Për më tepër, u zbulua se semaglutidi ngadalësoi procesin e plakjes në disa organe dhe sisteme, veçanërisht në sistemin inflamator dhe tru, ku u vërejt një vonesë deri në pesë vite të plakjes biologjike.

Sipas Dwaraka-s, këto efekte vijnë nga aftësia e semaglutidit për të përmirësuar shpërndarjen e yndyrës dhe shëndetin metabolik. Yndyra e tepërt rreth organeve çliron molekula që përshpejtojnë plakjen dhe dëmtojnë ADN-në.
Duke e reduktuar këtë yndyrë dhe duke zbutur inflamacionin kronik, Ozempic krijon një mjedis më “të ri” biologjik.

Edhe pse ky studim u fokusua te persona me lipohipertrofi të lidhur me HIV, Dwaraka thekson se shumica e rrugëve biologjike të prekura nga semaglutidi nuk janë të kufizuara vetëm te kjo gjendje, duke shtuar:
“Prandaj, është e mundur që efekte të ngjashme në plakjen epigjenetike të vërehen edhe në popullata të tjera.”

Randy Seeley nga Universiteti i Mjekësisë i Miçiganit nuk u habit nga gjetjet. Ai beson se përfitimet vijnë nga fakti që ilaçi ul stresin qelizor dhe inflamacionin, të dy faktorë kyç në procesin e plakjes:
“Të dyja janë nxitës madhorë të plakjes në shumë tipe qelizash,” – thotë ai.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë të mos nxitohet me përdorimin e Ozempic thjesht si kurë kundër plakjes.
“Përdorimi i tij si terapi anti-plakje në mënyrë të përgjithshme është i parakohshëm,” – paralajmëron Dwaraka.

Por me rritjen e interesit për ri-përdorimin e barnave ekzistuese në luftën kundër plakjes, semaglutidi mund të jetë shumë shpejt në qendër të kësaj gare globale për ta ngadalësuar vetë plakjen.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “Kam frikë, s’fle dot” – Armonda flet pas zhdukjes nga rrjetet e zërave për ndarje nga Flamuri
Next Article Anisa i vë vulën statusit të saj me këtë postim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Këngë për babain në ditën më të veçantë, Dona Janova emocionon!

Këngëtarja Dona Janova, vajza e këngëtares së njohur Aferdita…

Writen by
Prive
25 Qershor, 2025
Yjet

’24 orë pa rrymë’, Labi bën thirrje për protestë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025
Yjet

Dy javë pa gjurmë, ç’po ndodh me Cekin, kosovarin që u nis drejt Indonezisë me biçikletë?

Prej thuajse një viti, kosovari Ceki Hoti është në…

Writen by
Prive
16 Qershor, 2025
Yjet

Sara Hoxha dhe Erik Fullani bashkë? Detaji që ndezi rrjetin

Ditëve të fundit në media online qarkulluan thashetheme për…

Writen by
Prive
14 Qershor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Blerando dorëzohet: Publikon pamjet intime me “sherrin e Valentinit”
15 Shkurt, 2026
I tha se do t’ia ndalonte Zvicrën, Kushtrimi ‘diss’ Labit
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?