Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ku po pushon Dua Lipa pas festivalit Sunny Hill?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ku po pushon Dua Lipa pas festivalit Sunny Hill?
Yjet

Ku po pushon Dua Lipa pas festivalit Sunny Hill?

Written by:
Prive
Last updated: 6 Gusht, 2025
Share

Pas përfundimit të festivalit Sunny Hill, i mbajtur më 3 gusht, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur që të vazhdojë pushimet në jug të Shqipërisë, së bashku me familjen e saj.

Ajo është vendosur në Kep Merli, një nga zonat më ekskluzive dhe më piktoreske të bregdetit shqiptar, ku ka qëndruar në një nga vilat më luksoze të zonës.

E cilat janë detajet më interesante të vilës? I kuptojmë bashkë në vazhdim.

Vila private ku pushon super ylli ndërkombëtar ka 6 dhoma gjumi, një pishinë përpara, si dhe një plazh të vogël privat, i cili është i qasshëm vetëm nga vila dhe nga deti, duke ofruar privatësi të plotë dhe qetësi absolute.

Ajo vlerësohet të ketë një çmim rreth 5 milionë euro, dhe ofron ambiente të brendshme të dizajnuara me standarde të larta luksi. Kuzhina, në veçanti, ka një nga pamjet më të bukura të ambientit të brendshëm, me një pamje të drejtpërdrejtë nga deti, që e bën përvojën edhe më të veçantë.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, në një video të publikuar vitin e kaluar, ka realizuar një tur të plotë të kësaj vile, ku ka ndarë shumë detaje interesante për arkitekturën, hapësirat dhe natyrën që e rrethon. Ai ka theksuar se përveç Dua Lipës, edhe shumë personalitete të tjera të njohura ndërkombëtarisht kanë qëndruar në të njëjtën vilë.

Kep Merli po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për VIP-at dhe të huajt që kërkojnë luks, privatësi dhe bukuri natyrore, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve elitare të Mesdheut./Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga fama në dështim: Rënia e Salt Bae dhe perandorisë së tij
Next Article Gati u ndanë për një gjë, Vesa zbulon detajet e krizës me Big Bastën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ella vjen me “Luje Luje”

Këngëtarja e re dhe premtuese, Ella, ka publikuar këngën…

Writen by
Prive
6 Maj, 2025
Yjet

Çfarë kërkon robi më shumë? Përgjigjen e di Liberta!

Parfumet Guidance 46 dhe Existence të markës luksoze Amouage…

Writen by
Prive
15 Mars, 2025
Yjet

Mc Beka jep lajmin mortor, humb personin e ngushtë të familjes

Me dhimbje të thellë, këngëtari shqiptar, Mc Beka, ka…

Writen by
Prive
24 Nëntor, 2025
Yjet

Arrestohet Mozzik, këto janë detajet e para

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin…

Writen by
Prive
16 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?