Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Gati u ndanë për një gjë, Vesa zbulon detajet e krizës me Big Bastën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Gati u ndanë për një gjë, Vesa zbulon detajet e krizës me Big Bastën
Yjet

Gati u ndanë për një gjë, Vesa zbulon detajet e krizës me Big Bastën

Written by:
Prive
Last updated: 6 Gusht, 2025
Share

Në një rrëfim të rrallë dhe emocional në “The Dalina Show”, këngëtarja e njohur Vesa Luma vendosi të flasë hapur për lajmet që kanë qarkulluar muajve të fundit rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, Big Bastën. Ajo nuk i mohoi zërat dhe për herë të parë pranoi se “ka pasur diçka të vërtetë” pas spekulimeve për një ndarje të mundshme.

Vesa rrëfeu se sfidat personale që ka përjetuar që në fëmijëri kanë lënë gjurmë në mënyrën se si ajo përballon problemet sot. “Kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e babait, lufta, nevoja për të punuar që e vogël për të ndihmuar nënën dhe familjen,” u shpreh ajo, duke shtuar se kjo e ka bërë të ketë frikë nga ndarjet dhe të luftojë për të ruajtur stabilitetin.

Një nga momentet më të vështira për çiftin ka qenë pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”, të cilën Vesa e përjetoi me shumë pasiguri dhe dyshime. “Nuk e kam imagjinuar kurrë që Geri të ishte në një ambient të tillë,” tha ajo, duke e cilësuar si një hap të rrezikshëm për dikë me natyrë të qetë si bashkëshorti i saj. Ajo rrëfen se pati frikë për mënyrën se si do perceptohej nga publiku dhe për pasojat emocionale që mund të kishte për të.

Megjithatë, Vesa theksoi se në fund zgjodhi ta mbështeste plotësisht partnerin e saj. “Në momentin që thashë ‘po të mbështes’, thashë ‘do të të mbështes 100%’,” u shpreh ajo me vendosmëri. Sipas saj, lajmet për ndarje u nxitën nga fjalët e përhapura dhe keqkuptimet e njerëzve. “Mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë, ndoshta kjo ka sjellë keqinterpretime. Pastaj, njerëzit e kanë qejf dramën,” shtoi ajo me një buzëqeshje të hidhur.

E pyetur pse nuk reagoi më herët ndaj zërave për ndarje, Vesa dha një arsye të thellë emocionale: “Doja që publiku ta njihte Gerin për atë që është — një njeri i mirë, një artist i vërtetë. Nëse do të flisja unë, sërish do merreshin me ne. Kështu, vendosa të hesht dhe ta lë atë të tregojë veten.”

Me një ton të qartë dhe të prerë, Vesa e mbylli rrëfimin me një deklaratë që hedh poshtë çdo aludim për ndarje:
“Kemi pasur mosmarrëveshje, por nuk jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time. Familja për ne është kult, nuk luajmë me atë.”

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ku po pushon Dua Lipa pas festivalit Sunny Hill?
Next Article Prej kohësh i ‘zhdukur’, çka ka ndodhur me Seldi Qalliun
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Vera do jetë ‘më e nxehtë’ me bashkëpunimin mes tre artistëve shqiptarë

Tre artistët e njohur Cricket, Ada dhe Majk kanë…

Writen by
Prive
14 Qershor, 2025
Yjet

Blero, gati për martesë!

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë në InstaStory…

Writen by
Prive
31 Korrik, 2025
Yjet

Aktorja reagon pas fitores në gjyqë ndaj Justin Baldoni

Ndërmjet Justin Baldoni dhe Blake Lively ka lindur një…

Writen by
Prive
10 Qershor, 2025
Yjet

Gashi rikthehet në botën e modës me një projekt të madh për Kith

Reperi dhe artisti shqiptar Gashi ka zbuluar se është…

Writen by
Prive
17 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?