Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté
  • Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Pse njerëzit po tërhiqen pas orientimit ‘Gris- seksualiteti’?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté
  • Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté
  • Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Pse njerëzit po tërhiqen pas orientimit ‘Gris- seksualiteti’?
Yjet

Pse njerëzit po tërhiqen pas orientimit ‘Gris- seksualiteti’?

Written by: Prive
Last updated: August 12, 2025
Share

Është gjerësisht e pranuar që identiteti është një spektër, dhe po ashtu disa besojnë se edhe seksualiteti nuk është thjesht “i zi” apo “i bardhë” siç e paraqet heteronormativiteti tradicional.

Miliona njerëz në mbarë botën po e refuzojnë konceptin e ndarjes gjinore binare, duke u identifikuar si jo-binarë ose genderfluid, brenda ombrellës LGBTQ+, krahas një liste të gjatë identitetesh të tjera alternative.

Megjithatë, një “i ri” në këtë fushë po fiton gjithnjë e më shumë njohje – dhe disa njerëz thonë se ai përputhet me mënyrën se si ndihen – quhet gris-seksualitet ose gray-A.

Ky orientim seksual lidhet me spektrin aseksual, ku njerëzit zakonisht nuk ndjejnë tërheqje seksuale ndaj të tjerëve ose mund të mos kenë fare një orientim seksual. Por personat gray-ace nuk e gjejnë veten plotësisht në këtë përkufizim. Ata mund të ndodhen diku në mes të mos pasjes fare të ndjenjave seksuale dhe tërheqjes seksuale “konvencionale”. Siç e tregon edhe emri, ky seksualitet është disi i vështirë për t’u përcaktuar, duke përbërë një “zonë gri” seksuale.

Megjithatë, WebMD e ka ndarë atë në tre tipe: sex-repulsed (të neveritur nga seksi), sex-neutral (neutral ndaj seksit) dhe sex-positive (me qasje pozitive ndaj seksit).

Kjo do të thotë se një person gray-ace mund të ndihet i neveritur ose i painteresuar ndaj seksit, ose, në anën tjetër, të mos ndihet i neveritur por as të mos e kërkojë në mënyrë aktive. Personat e tillë mund të pranojnë të kenë marrëdhënie seksuale nëse janë në një lidhje ose për kënaqësi, nëse janë neutralë ose pozitivë ndaj seksit.

Karakteristika të tjera të zakonshme përfshijnë: mosprioritizimin e tërheqjes seksuale në partnerët romantikë, mosshikimin e seksit si diçka të rëndësishme dhe/ose shfaqjen e dashurisë në mënyra të tjera jo-seksuale.

Terapeutja e licencuar e marrëdhënieve dhe familjes, Shadeen Francis, i tha Men’s Health se një person graysexual mund të ndihet, për shembull:

  • “Mendoj se e përjetoj tërheqjen ndonjëherë, por vetëm në rrethana të caktuara.”

  • Ose: “Ndoshta më pëlqejnë disa lloje aktivitetesh, por më neveritin ose më largojnë të tjerat.”

“Ai që identifikohet si graysexual shpesh është një person që thotë: ‘Identiteti im – orientimi im seksual – ekziston në zonën gri’,” shtoi Francis. “Gris-seksualiteti është pjesë e ombrellës më të gjerë aseksuale ose ace.”

Ekspertët theksojnë se kjo nuk ka lidhje me njerëzit që kanë dëshirë të ulët seksuale për shkak të ndryshimeve në marrëdhënie ose faktorëve të tjerë si medikamentet apo sëmundjet. Përkundrazi, disa persona graysexual mund të kenë dëshirë të lartë seksuale në rrethana të caktuara.

Francis shtoi gjithashtu se disa persona nën ombrellën gray-A mund të ndajnë ngjashmëri me demiseksualitetin, ku tërheqja ndodh vetëm pasi krijohet një lidhje e fortë emocionale me një person të caktuar. Demisexuality Resource Centershton: “Disa demiseksualë lidhen edhe me përkufizimet e tjera të gris-seksualitetit, si p.sh. ta gjejnë të paqartë ose të vështirë për t’u përcaktuar përvojën e tërheqjes seksuale… Është e mundur dhe e vlefshme të përdoren të dyja etiketat nëse të dyja përputhen.” /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Egli e afërt me një djalë në pushime, pamjet ‘trazojnë’ rrjetin!
Next Article Moment i rrallë, Roberti ndan foto të dy vajzave bashkë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Jo vetëm kremi mbrojtës, ja çfarë tjetër i duhet lëkurës në verë

Ekspozimi ndaj diellit është i domosdoshëm për shëndetin tonë…

Writen by Prive
May 5, 2025
Yjet

‘Më doli para daja i saj’, Mateo tregon historinë jashtë me brikenën

Gjatë spektaklit të sotëm "Prime" në Big Brother VIP…

Writen by Prive
January 20, 2026
Yjet

Çka ndodhi mbrëmë, në prapaskenë mes Klodit dhe Benitës?

Edhe pse dritat e studios u fikën dhe fituesi…

Writen by Prive
February 28, 2026
Yjet

Loredana na prezanton me dhomën e Hanës!

Këngëtarja Loredana duket se ditën e sotme është zgjuar…

Writen by admin
March 29, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté
  • Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté
  • Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Bëhet viral ‘incidenti’ i Gjestit mbrëmë në skenë
May 17, 2026
Kujdes! Nëse e bëni këtë veprim në Ulqin sivjet rrezikoni gjobë të majme
May 17, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?