Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Gënjeshtar, manipulues’, Gjesti me mesazh të fortë për ‘shokët e tij’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Gënjeshtar, manipulues’, Gjesti me mesazh të fortë për ‘shokët e tij’
Yjet

‘Gënjeshtar, manipulues’, Gjesti me mesazh të fortë për ‘shokët e tij’

Written by:
Prive
Last updated: 18 Gusht, 2025
Share

Gjesti, i cili kohëve të fundit ka qenë i komentuar në media dhe rrjete sociale, ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story.

Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë.

Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”. Por sipas tij, këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë.

“Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi nuk ua fus, u ndihmoj dhe më ndihmojnë, nuk dalin nëpër portale për të bërë lajme e as nuk prishen me mua pse ua heku follow-in,” u shpreh ai.

Në një moment, ai u rikthye edhe te periudha kur ishte pjesë e “Big Brother”, duke zbuluar se kishte pasur mundësi t’i përmendte emrat e disa njerëzve dhe t’u shkatërronte jetën private përmes asaj që dinte për ta, por nuk e bëri kurrë.

“Nuk e kam pasur kurrë qëllim të përmend emra. Gjithmonë kam folur vetëm për jetën time, për atë që unë kam përjetuar,” tha Gjesti, duke hedhur poshtë akuzat se ka përdorur emra të tjerë për vëmendje.

Ai foli edhe për periudhat e vështira të jetës, duke treguar se në momente kur ka kaluar depresion dhe nuk ka pasur as bukë për të ngrënë, shumë prej atyre që sot flasin për të nuk kanë qenë pranë.

Në përmbyllje të reagimit, Gjesti theksoi se nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë nga jeta e tij personale. “Nuk dua të flas për jetën private. Dua që të mbetet e tillë. Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime,” përfundoi Gjesti. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Herefor.gjesti🤍👑 (@herefor.gjesti)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Mirdoni i BBVK2 bëhet baba për herë të parë
Next Article Kiara ndan prapaskenat! Luna ‘po bëhet gati’ për koncertin e Luizit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kaq i ëmbël është urimi i Diolës për ditëlindjen e Erolldit!

Diola Dosti dhe Erolld Belegu vijonë të mbeten mes…

Writen by
Prive
14 Mars, 2025
Yjet

Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuci, ka…

Writen by
Prive
17 Qershor, 2025
Yjet

Dani bëhet gjysh, ndan foton e veçantë me mbesën

Emocione të mëdha në familjen e artistit të dashur…

Writen by
Prive
24 Qershor, 2025
Yjet

Rasimi rrahet keq, përfundon në spital

Influenceri i njohur Rasim Avdyli, është rrahur nga disa…

Writen by
Prive
4 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?