Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Tayna e pakonkurencë, më e dëgjuara në Spotify
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Tayna e pakonkurencë, më e dëgjuara në Spotify
Yjet

Tayna e pakonkurencë, më e dëgjuara në Spotify

Written by:
Prive
Last updated: 27 Gusht, 2025
Share

Me 3.8 milion dëgjues mujor dhe një rritje të jashtëzakonshme prej +300 mijë dëgjuesish brenda vetëm një muaji, Tayna është shpallur zyrtarisht artistja më e dëgjuar dhe më e paguar shqiptare në Spotify për gushtin. Renditja e publikuar nga gazetari Burim Pacolli e vendos atë në krye, duke lënë pas Noizyn, Azetin, Dhurata Dorën, Butrint Imerin e shumë të tjerë. Diferenca është e qartë: Tayna është në një nivel tjetër.

Një fenomen që nuk njeh kufij

Prej kohësh, Tayna ka kaluar kufijtë e tregut shqiptar. Projektet e saj janë shpërndarë globalisht, duke e bërë atë një zë të fuqishëm të muzikës urbane në arenën ndërkombëtare. Publiku i saj nuk është më vetëm shqiptar – dëgjuesit e saj janë të shpërndarë në Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA e deri në Amerikën Latine, duke dëshmuar se muzika e saj është universale dhe prek audienca nga kultura të ndryshme.

Këngë që shpërthejnë në festivalet më të mëdha botërore

Ajo që e dallon më shumë Taynën është fakti që këngët e saj kanë shpërthyer ndërkombëtarisht, duke u bërë pjesë e playlisteve të DJ-ve më të famshëm të botës. Nga Ibiza tek Tomorrowland, nga skenat europiane e deri në klubet më elitare të Nju Jorkut e Londrës, hitet e saj janë shndërruar në himne që ndezin publikun. Nuk është rastësi që emri i saj përmendet shpesh krahas artistëve globalë – sepse muzika e saj tashmë është pjesë e rrjedhës kryesore të festave botërore.

Mbretëresha e gjeneratës së re

Tayna nuk është thjesht një artiste që publikon hite – ajo është kthyer në një simbol të fuqisë dhe guximit femëror. Stili i saj urban, energjia në skenë dhe identiteti i fortë e kanë bërë një ikonë të gjeneratës së re. Ajo ka thyer tabutë, ka ngritur standarde dhe ka treguar se një artiste shqiptare mund të arrijë suksese botërore pa humbur autenticitetin.

Numrat s’rrejnë, por as publiku

Sot, Tayna nuk matet më me artistët shqiptarë. Ajo është vendosur në një ligë krejt tjetër, aty ku matet me standardet ndërkombëtare. Fakti që projektet e saj luajnë në skenat më të mëdha të botës dhe dëgjohen nga miliona çdo muaj është dëshmi e qartë se karriera e saj është në një trajektore globale.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Skënderbeu ‘zhduket’ nga teksti i Ilir Shaqirit në Maqedoni
Next Article “Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Zbulohet dueti i parë mes dy artistëve shqiptarë

Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare,…

Writen by
Prive
10 Mars, 2025
Yjet

‘Nuk jom unë’, Lela reagon pas mesazheve nga ndjekësit

Ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova", Lela Seferi, ka…

Writen by
Prive
5 Janar, 2026
Yjet

Ndodh më në fund! Toney puth Benitën

Duket se një romancë e re po lind brenda…

Writen by
Prive
11 Dhjetor, 2025
Yjet

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

Prej disa kohësh, në mesin e të famshmëve botërorë…

Writen by
Prive
23 Qershor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Besart Zeneli befason bashkëshorten për ditëlindje: Urimi i tij që do t’ju shkrijë zemrat
4 Mars, 2026
Incidenti i fundit, Mossi dhe dy personahet e tjerë vihen nën pranga
4 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?