Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Evi Kokalari e ashpër Bleonës, e quan të çmendur
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Evi Kokalari e ashpër Bleonës, e quan të çmendur
Yjet

Evi Kokalari e ashpër Bleonës, e quan të çmendur

Written by:
Prive
Last updated: 2 Shtator, 2025
Share

Fundjava solli një nga lajmet më të bujshme të kohëve të fundit: këngëtarja dhe producentja shqiptare, Bleona Qereti, ka paditur në New York aktivisten shqiptaro–amerikane, Evi Kokalari, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Sipas padisë së depozituar më 15 gusht 2025 në Gjykatën e Lartë të Shtetit New York, Qarku Queens, Bleona pretendon se është bërë viktimë e një fushate shpifjesh dhe manipulimesh të orkestruara nga Kokalari, të cilat sipas saj i kanë dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën ndërkombëtare.

Por më shumë sesa padia, vëmendjen e ka marrë reagimi i gjatë dhe i ashpër i Evi Kokalarit në rrjete sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shpërtheu me tone të forta kundër Bleonës, duke e cilësuar atë “të çmendur” dhe duke deklaruar se nuk ka frikë nga asnjë padi.

Në reagimin e saj, Kokalari shkruan ndër të tjera:

“Nuk kam qenë kurrë shoqe me këtë të çmendurën.
Nuk ka asgjë që kam thënë publikisht apo privatisht që ka qenë shpifje dhe nuk kam frikë as nga kjo dhe as nga çfarëdo lloj padie.
Kot nuk flas dhe i qëndroj çdo komenti që kam shprehur më parë.
Nëse kam fakte, flas fort; nëse jam e lëkundur, i lë postimet e hapura për opinione. Gjithnjë kam përdorur gjuhë që ligjërisht kuptohet si analiza politike.”

Kokalari më tej shprehet e habitur se si dokumentet e padisë janë përkthyer në shqip dhe publikuar në media para se avokati i saj t’i kishte parë zyrtarisht. Ajo e konsideron këtë një lëvizje për famë nga ana e Bleonës:

“Ka diçka që nuk shkon këtu. Fakt është që kësaj nuk i intereson gjyqi, por fama e saj në Shqipëri. Katër vjet ka që mundohet të ngrejë profilin e vet në kurrizin tim, duke pretenduar se është afër me njerëzit e Trump-it. Nuk është!”

Në fund të reagimit të saj, Kokalari paralajmëroi se mund të nisë një kundërpadi prej 15 milionë dollarësh për dëmtim figure:

“Në këtë pikë, do flas me avokatin nëse duhet të përgjigjemi edhe ne me një kundërpadi për $15 milion. Qartazi, çfarë abuzimi i ka bërë kjo figurës time këto ditë nëpërmjet medias, vetëm me gjykatë e polici mund t’i japësh fund,” shprehet ajo. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Parashqevi Simaku feston ditëlindjen me këngë për Kosovën e Rugovën
Next Article Ekspertët tregojnë: Kjo është koha ideale e ditës për intimitet!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Danja rikthehet në ekran dhe një dasmë me Redin po vjen?

Pas rrugëtimit të saj të suksesshëm në Big Brother…

Writen by
Prive
1 Maj, 2025
Yjet

Heidi dhe Romeo kapen mat përsëri bashkë

Duket se Heidi dhe Romeo nuk po i ndahen…

Writen by
Prive
30 Prill, 2025
Yjet

Tetë vite pas, Brad Pitt tregon për jetën e tij larg Angelina Jolie

Brad Pitt më në fund ka thyer heshtjen pas…

Writen by
Prive
28 Maj, 2025
Yjet

Me kë është në gjyq? Antigona Kotorri përgjigjet në ‘25 pyetje’

Antigona Kotorri është e ftuara e radhës në rubrikën…

Writen by
Prive
22 Shkurt, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?