Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Momenti kur çiftit i vidhen mbi 80,000 dollarë në dasëm
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Momenti kur çiftit i vidhen mbi 80,000 dollarë në dasëm
Yjet

Momenti kur çiftit i vidhen mbi 80,000 dollarë në dasëm

Written by:
Prive
Last updated: 3 Shtator, 2025
Share

Një histori që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në Glendale të Kalifornisë, ku një dasmë luksoze u kthye në makth vetëm pak orë pasi çifti kishte kurorëzuar dashurinë e tyre. Në sallën elegante “Renaissance Banquet Hall”, një hajdut i maskuar si mysafir arriti të zhdukte një kuti të tërë me dhurata me vlerë të vlerësuar nga 80 deri në 100 mijë dollarë.

I veshur krejtësisht me të zeza dhe duke u sjellë si pjesë e të ftuarve, ai qëndroi për rreth 90 minuta në dasmë. Madje, sipas dhëndrit, hajduti kishte porositur një pije dhe kishte lënë edhe bakshish tek barmeni, duke mos ngjallur asnjë dyshim. Por momenti kritik erdhi kur ai mori kutinë e dhuratave, ku gjendeshin para të gatshme, çekë dhe kartela dhuratë, dhe u zhduk në mënyrë të organizuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë skenën e arratisjes së tij: hajduti del nga salla me kutinë në duar dhe i bashkohet një Mercedes-i të zi që e priste në një rrugicë anësore.

Në çastin kur u kuptua vjedhja, muzika u ndal, festa mori fund dhe nusja, Nadeen, shpërtheu në lot e tronditur në dysheme, ndërsa dhëndri George e cilësoi ngjarjen si një shkelje të rëndë të intimitetit të tyre.

Policia e Glendale e ka klasifikuar rastin si vjedhje të rëndë dhe po heton për identitetin e autorit, ndërsa çifti ka shpallur një shpërblim prej 5 mijë dollarësh për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij. Në vend që të kërkojë kompensim financiar, çifti ka bërë thirrje vetëm për drejtësi, ndërkohë që kjo ngjarje ka lënë hije të rënda mbi ditën që duhej të ishte më e bukura e jetës së tyre./Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Egli nis punë në ekran, ja ku do e shohim
Next Article Gati për një sezon shpërthyes, me cilët të ftuar do ‘godasë’ Afrona në podcast-in e saj?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Bota e kinemasë humb një legjendë të ekranit

Hollywood-i është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025
Yjet

Trump ‘rrëmben’ festën e Chelsea-s dhe krijon moment të sikletshëm

Një eksperte e leximit të buzëve ka ndarë mendimet…

Writen by
Prive
14 Korrik, 2025
Yjet

Dy vëllezërit shqiptarë bëjnë histori në NHL, debutojnë të dy së bashku

Dy vëllezërit me origjinë shqiptare, Arber dhe Florian Xhekaj,…

Writen by
Prive
9 Tetor, 2025
Yjet

‘Dy fjalë’, balada e re nga Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ka lansuar projektin e ri muzikor. 'Dy…

Writen by
Prive
9 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?