Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: I kushtoi gjithçka vajzës, historia e Kreshnikut që preku zemrat e shqiptarëve
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > I kushtoi gjithçka vajzës, historia e Kreshnikut që preku zemrat e shqiptarëve
Yjet

I kushtoi gjithçka vajzës, historia e Kreshnikut që preku zemrat e shqiptarëve

Written by:
Prive
Last updated: 6 Shtator, 2025
Share

Më 24 gusht, Shqipëria u trondit nga një aksident i rëndë.

Një 17-vjeçar pa patentë, në timonin e një Range Roveri, goditi Kreshnikun teksa ecte në rrugë. Ai u shtrua me plagë të rënda dhe për dhjetë ditë me radhë luftoi në koma mes jetës dhe vdekjes. Por zemra e tij pushoi përgjithmonë.

Kreshniku nuk ishte një njeri i panjohur. Ai ishte babai i Nikitës, vajzës 10-vjeçare që u bë e dashur për publikun me videot e saj në TikTok, ku këndonte me ëndrrën për t’u bërë artiste.

Ishte pikërisht ai që ndante pafund momente virale të saj, duke e mbështetur me krenari dhe dashuri. Edhe pse jetonin thjesht, nga puna në sera dhe me shumë sfida ekonomike, ai kurrë nuk e ndali përkrahjen për vajzën. Për Kreshnikun, ëndrra e Nikitës vlente më shumë se çdo vështirësi.

Në një intervistë të ndjerë, ai kishte rrëfyer se dëshironte që fëmijët të ndiqnin pasionin e tyre dhe se do të bënte të pamundurën për t’i ndihmuar. Dhe Nikita, me lot në sy, kishte pranuar se babin e donte më shumë se çdo gjë dhe se meraku i saj më i madh ishte të mos ia prishte ëndrrën.

Familja Tomani ishte e thjeshtë, me tre fëmijë dhe me shumë sakrifica. Por ata e kishin ndërtuar jetën mbi dashuri dhe mbi besimin se sakrifica sjell fryte. Një jetë që ndryshoi për një çast.

Sot, Kreshniku nuk është më. La pas një bashkëshorte të pikëlluar, tre fëmijë dhe një ëndërr të papërfunduar. Por dashuria e tij për Nikitën dhe mbështetja që i dha vajzës së vogël do të mbeten përherë kujtimi më i fortë i një babai që nuk u dorëzua kurrë, as përballë vështirësive.

Ngushëllime për familjen Tomani dhe për të gjithë ata që u prekën nga kjo humbje e rëndë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E papritura i ndodh Ronela Hajatit
Next Article Dhimbje e madhe për Kıvanç Tatlıtuğ, nuk i mban dot lotët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pak muaj pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi

Kush tha që në showbiz hatërmbetjet zgjasin përgjithmonë? Nëse…

Writen by
Prive
10 Dhjetor, 2025
Yjet

Telefonata që ‘trazon’ sonte prime-n, për kë e ka Alaudini?

Nata e sotme Prime në "Big Brother VIP Kosova…

Writen by
Prive
5 Janar, 2026
Yjet

Vera do jetë ‘më e nxehtë’ me hitin e ri nga tre artistët shqiptarë

Vera sapo ka nisur dhe premton të jetë e…

Writen by
Prive
29 Qershor, 2025
Yjet

Laert Vasili: Do të jem një person tjetër

Finalja e Big Brother VIP Albania sapo ka filluar…

Writen by
Prive
19 Prill, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?