Modelja e njohur Bella Hadid ndau me ndjekësit në Instagram një përditësim prekës mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke zbuluar se prej gati 15 vitesh po përballet me sëmundjen Lyme dhe komplikime të tjera të lidhura me të.
Në një seri fotosh shqetësuese nga një spital jashtë vendit, Bella shihej me serume në krah, tuba oksigjeni, një serum në qafë, transfuzione gjaku, madje edhe duke qarë me akull mbi ballë. Ajo theksoi:
“Më vjen keq që zhdukem gjithmonë… ju dua shumë.”
Motra e saj, Gigi Hadid, komentoi menjëherë:
“Të dua! Shpresoj të ndihesh aq mirë sa e meriton, së shpejti!”
Ndërkohë, fansat dhe figura të njohura si Kourtney Kardashian, Candice Swanepoel, Helena Christensen dhe Elle Macpherson i treguan mbështetjen e tyre me komente dhe pëlqime.
Bella ndau gjithashtu dokumente mjekësore të ruajtura nga nëna e saj, Yolanda Hadid, ku tregohej se që në fillim të vitit 2014, Bella kishte përjetuar simptoma si lodhje, vështirësi në përqendrim, pagjumësi, depresion, si dhe infeksione të zorrëve, kërpudhore dhe parazitare. Analizat nga 2016 konfirmonin ende praninë e bakterit që shkakton Lyme.
Në një mesazh emocional, ajo shkroi:
“Ajo unë e vogël që vuante do të ishte krenare për këtë unë të rritur që nuk hoqi dorë.”
Ajo falënderoi nënën për mbështetjen e palëkundur dhe u shpreh se edhe pse gjendja e saj ishte përkeqësuar në një periudhë kur punonte fort për të bërë krenarë të afërmit, ajo nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo që ka kaluar.
“Jam mirë dhe nuk keni pse të shqetësoheni. Nëse do të më duhej ta kaloja gjithçka sërish për të qenë këtu, në këtë moment, e shëndetshme dhe pranë jush, do ta bëja përsëri. Kjo më ka formuar.”
Bella u përpoq të frymëzojë ata që po përballen me sëmundje të ngjashme:
“Do të bëhet më mirë. 100+ ditë trajtim për sëmundje kronike, pas 15 vitesh vuajtje të padukshme, kanë qenë të vlefshme nëse kjo do të më lejojë të jetoj një jetë të plotë me dashuri, për herë të parë si vetvetja.”
Ajo falënderoi fansat, kompanitë që kanë treguar durim, agjentët dhe mjekët që e kanë ndihmuar, duke përfunduar me një mesazh shprese:
“Do të kthehem kur të jem gati. Më mungoni. Ju dua shumë.” /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram