Justin Bieber dhe Harry Styles janë dy prej yjeve të mëdhenj që po konsiderohen për të performuar në spektaklin e pjesës së parë të Super Bowl 2027.
Sipas burimeve të TMZ, të dy këngëtarët janë në listën e ngushtë të Roc Nation, kompanisë së Jay-Z që bashkëpunon me NFL-në.
Jay-Z, i cili ka rolin e strategut të argëtimit muzikor të ligës, ka fjalën përfundimtare për përzgjedhjen e artistit që do të performojë në pjesën e parë të Super Bowl.
Megjithatë, Bieber dhe Styles ende nuk janë kontaktuar për këtë mundësi.
Madje, burimet bëjnë të ditur se të dy artistët mund të mos e pranojnë ofertën nëse ajo u bëhet.
NFL nuk i paguan artistët për performancën në Super Bowl.
Megjithatë, këngëtarët zakonisht e pranojnë këtë mundësi për shkak të ekspozimit të madh që sjell eventi, i cili mund të ndikojë në rritjen e dëgjimeve në platformat muzikore dhe shitjeve të biletave, veçanërisht kur artistët kanë projekte të reja muzikore.
Justin Bieber ishte gjithashtu i përfshirë në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, e cila u zhvillua gjatë këtij viti.
Super Bowl LXI do të mbahet më 14 shkurt 2027 në SoFi Stadium, në Inglewood të Kalifornisë.
Edhe pse kanë mbetur rreth pesë muaj deri në event, NFL zakonisht e bën të ditur artistin e pjesës së parë në fund të shtatorit, ndaj një njoftim mund të vijë brenda javëve të ardhshme.
Në edicionin e këtij viti, spektakli i pjesës së parë të Super Bowl u drejtua nga Bad Bunny, i cili performoi para miliona shikuesve në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu


