Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Elsa Tolaj përlot me letrën për babain në 6 mujorin e ndarjes nga jeta
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Elsa Tolaj përlot me letrën për babain në 6 mujorin e ndarjes nga jeta
Yjet

Elsa Tolaj përlot me letrën për babain në 6 mujorin e ndarjes nga jeta

Written by:
Prive
Last updated: 4 Tetor, 2025
Share

Prezantuesja dhe influencerja Elsa Tolaj ka ndarë një postim emocional për babain e saj, në ditën kur u mbushën gjashtë muaj nga ndarja e tij nga jeta. Me një foto bardh e zi, ajo e ka përshkruar dhimbjen e madhe që vazhdon ta ndjejë çdo ditë.

“Sot u mbush gjysmë viti pa ty ylli jem në qiell. E moti duket se e flet dhimbjen teme, e përshkruan jetën pa praninë tande. Çdo ditë e ngushëlloj veten me mendimin se një ditë do të takohemi prap”, shkruan ajo.

Elsa rrëfen se shpeshherë i duket sikur ka harruar si i thërriste babait, por njëkohësisht ndjen krenari të madhe për kohën që kaloi me të. “Jam krenare, për kohën që pata me ty, për andrrat që mi fale, për shpresën që më dhe. Këto më japin fuqi të të mbaj gjallë kujtimin tend”, shkruan ajo me lot në sy.

Në një tjetër pjesë të letrës prekëse, ajo tregon se përpiqet çdo ditë të ndjejë praninë e tij: “E gjithmonë do duket sikur ishte dje, se mundohem të të ndjej pranë në çdo hap që e boj. Sot ulemi nën hijen e terrrit dhe memoriojmë çdo moment. Ruaj çdo fjalë tondën, çdo pamje, e mundohem me kujtu zânin tond”.

Babai i saj, efektiv policor, i kishte dhënë fund jetës, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje. Por për Elsen, kujtimi dhe dashuria për të mbeten të paharruara. “Pata shumë fat që kisha një babi si ti”, përfundon shkrimin ajo, duke shënuar një nga dedikimet më të ndjera që ka ndarë me publikun.

/Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 5 minuta për veten: Aktiviteti i thjeshtë që ju qetëson për gjithë ditën
Next Article Gresës i ndizet alarmi e i shkon sigurimi, aktorja bie keq pre e prank-ut
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Momenti kur Gjesti sheh Xhenetën brenda shtëpisë

Ashtu siç ju lajmëruam, Xheneta ka hyrë në Big…

Writen by
Prive
13 Mars, 2025
Yjet

Samanta si rrallë herë krah partnerit në ‘baby shower’

Dy javë më parë, Prive By Liberta Spahiu ju…

Writen by
Prive
16 Mars, 2025
Yjet

Për të gjitha çiftet, Rita dhe Fidan sjellin “Pronari i zemrës”

Çifti simpatik Rita dhe Fidan, janë rikthyer me një…

Writen by
Prive
21 Maj, 2025
Yjet

Bukuroshja me origjinë nga Kosova – Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt finalja e konkursit të…

Writen by
Prive
7 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?