Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Babai i Nicola Peltz thyen heshtjen pas skandalit me familjen Beckham
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Babai i Nicola Peltz thyen heshtjen pas skandalit me familjen Beckham
Yjet

Babai i Nicola Peltz thyen heshtjen pas skandalit me familjen Beckham

Written by:
Prive
Last updated: 4 Shkurt, 2026
Share

Miliarderi Nelson Peltz, babai i Nicola Peltz, ka mbajtur një qëndrim mjaft të matur lidhur me dramën që ka përfshirë vajzën e tij, dhëndrin Brooklyn dhe familjen Beckham.

Gjatë një interviste në eventin “WSJ Invest Live” në Florida, Peltz u pyet drejtpërdrejt për situatën e Nicola-s, por zgjodhi t’i përgjigjej kureshtjes së medieve me një dozë humori: “A ka dalë familja ime kohët e fundit në medie? Nuk e kam vënë re fare”, u shpreh ai me ironi.

Megjithatë, pas shakave, ai dha një këshillë të prerë për çiftin e ri: heshtjen.

“Këshilla ime është të qëndroni sa më larg medieve”, deklaroi miliarderi, duke lënë të kuptohet se ekspozimi i tepërt vetëm sa e rëndon situatën.

Ndonëse këshilla e tij vjen në një kohë kur Brooklyn tashmë e ka bërë konfliktin publik përmes rrjeteve sociale, Nelson Peltz u mundua t’i zbusë tonet.

Ai shtoi: “Vajza ime dhe familja Beckham janë një histori krejt tjetër dhe nuk është për t’u trajtuar këtu sot. Por mund t’ju them se Nicola dhe Brooklyn janë të mrekullueshëm dhe dëshiroj shumë që ata të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur”.

Kujtojmë se e gjithë vëmendja u kthye nga ky konflikt pak javë më parë, kur ishte vetë Brooklyn ai që konfirmoi thashethemet e kahershme.

Në rrëfimin e tij publik, ai nuk u kursye ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham, duke i bërë ata fajtorë kryesorë për tensionet.

Sipas Brooklyn, prindërit e tij kurrë nuk e kishin pranuar Nicola-n dhe kishin tentuar vazhdimisht të ndërhynin në martesën e tyre, arsye kjo pse ai nuk dëshiron të pajtohet me ta.

Deri më tani, familja Beckham ka zgjedhur të mos reagojë zyrtarisht ndaj akuzave të djalit të tyre të madh.

Ajo që bie në sy në daljet e fundit publike është izolimi i Brooklyn-it; ndërsa ai qëndron krah bashkëshortes, vëllezërit dhe motra e tij janë shfaqur më të bashkuar se kurrë krah prindërve, duke mos i dhënë asnjë mbështetje publike vëllait të tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Hapat e thjeshtë, si të hiqni dorë nga zakonet që ju mbajnë peng?
Next Article Largimi i papritur në ‘Eşref Rüya’, historia merr një kthesë dramatike
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

Sot iu dha lamtumira e fundit në Pavlan vëllait…

Writen by
Prive
27 Shtator, 2025
Yjet

Lajm i fundit: Jozi lihet i lirë pas incidentit të mbrëmshëm

Jozefin Marku është liruar nga paraburgimi. Specialistët për Hetimin…

Writen by
Prive
13 Prill, 2025
Yjet

Sara me një kërkesë publike për Bardhin

Sara Gjordeni ka ndarë së fundmi një moment interesant…

Writen by
Prive
15 Shtator, 2025
Yjet

Mos thoni që nuk ju thamë: Ky muaj do të jetë i paparashikueshëm për zemrat tuaja!

Nëse keni menduar se ujërat e dashurisë do të…

Writen by
Prive
24 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Çfarë vendimi do ketë zarfi i zi për Labin sonte?
13 Shkurt, 2026
‘Gjesti është me Diellzën’, Xheneta i kthehet menjëherë ndjekësit
13 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?