Eronita ishte së fundmi protagoniste e rubrikës 25 Pyetje për Prive By LS, ku për herë të parë foli hapur për një sërë çështjesh nga jeta e saj personale.
Gjatë intervistës, ajo vendosi pikat mbi “i” për shumë tema që kanë ngjallur interes te publiku, përfshirë marrëdhënien me Tarën, Bleron dhe djalin e saj.
Megjithatë, përveç pyetjeve që lidheshin me jetën private, Eronita iu përgjigj edhe disa pyetjeve më interesante, përmes të cilave ndau detaje nga përditshmëria e saj.
Njëra prej tyre ishte se cilat janë tri gjërat që nuk mungojnë kurrë në çantën e saj.
“Telefoni, çelësat, kuleta dhe një lipgloss”, u përgjigj Eronita, duke renditur gjërat pa të cilat nuk del nga shtëpia.
Përgjigjja e saj ishte një nga momentet më spontane të intervistës, ku krahas temave personale, publiku pati mundësinë ta njihte edhe nga një këndvështrim tjetër.
Për më shumë detaje dhe përgjigjet e tjera të Eronitës, ndiqni intervistën e plotë 25 Pyetje në Prive By LS.


