Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Vite më parë i dhuroi veshkën, por nuk e ftoi në dasëm, flet shoqja e Selena Gomez
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Vite më parë i dhuroi veshkën, por nuk e ftoi në dasëm, flet shoqja e Selena Gomez
Yjet

Vite më parë i dhuroi veshkën, por nuk e ftoi në dasëm, flet shoqja e Selena Gomez

Written by:
Prive
Last updated: 8 Tetor, 2025
Share

Aktorja dhe mikja e vjetër e Selena Gomez, Francia Raisa, ka reaguar pas zërave që po qarkullojnë për një përplasje mes tyre, pasi ajo nuk mori pjesë në dasmën e Selenës me Benny Blanco.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Raisa, e njohur për rolin në serialin “Grown-ish”, i dha Selenës një nga dhuratat më të mëdha të mundshme në vitin 2017, kur i dhuroi një veshkë. Këngëtarja e famshme vuante nga lupusi, një sëmundje autoimune, dhe kishte nevojë për transplant urgjent.

Në atë kohë, Selena falënderoi publikisht Francian me një postim emocional në Instagram:

“Nuk ka fjalë për të përshkruar mirënjohjen që kam për mikeshën time të bukur, Francia Raisa. Ajo më dha dhuratën dhe sakrificën më të madhe. Jam e bekuar pafund. Të dua shumë, motra ime.”

Kur u publikuan listat e të ftuarve për dasmën e Selena Gomez dhe Benny Blanco, shumë fansa vunë re se emri i Francias mungonte, gjë që ngriti sërish dyshime për një ftohje në raportin e tyre.

Por vetëm pak ditë para dasmës, Francia vendosi të sqarojë gjithçka. Në një intervistë gjatë një eventi në një librari, ajo foli në spanjisht, duke uruar mikeshën e saj për martesën.

“E di që po martohet dhe jam shumë e lumtur për të. Ajo ka jetën e saj, tashmë është miliardere, dhe unë jam mirënjohëse që munda ta ndihmoj në atë moment,” – tha ajo.

Aktorja gjithashtu foli për keqkuptimet rreth dhurimit të organeve, duke theksuar se dhurimi duhet parë si një akt bamirësie, jo si një lidhje që detyrimisht duhet të zgjasë përjetë.

“Që në fillim mjekët më thanë se është një dhurim.
Kur dhuron një dollar për një kauzë, nuk e telefonon më pas për të pyetur ‘çfarë bëre me dollarin tim?’.
Edhe ky ishte një dhurim, dhe jam mirënjohëse që munda të shpëtoj një jetë,” – shpjegoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë thashetheme për një ftohje mes dyshes. Në vitin 2022, fansat vunë re tensione pasi Selena në një intervistë tha se “e vetmja mikeshë e saj në industri është Taylor Swift”.
Francia reagoi duke komentuar me një “Interesting” (interesante) në një postim në Instagram, koment që më pas e fshiu. Selena iu përgjigj me një ton të butë:

“Më fal që s’i përmenda të gjithë ata që njoh.”

Megjithatë, në vitin 2023, Gomez hodhi poshtë çdo zë për armiqësi, duke treguar edhe njëherë mirënjohje ndaj Francias.

“Nuk do të jem kurrë më shumë në borxh ndaj një personi sesa ndaj Francias. Ideja që dikush të dhurojë pa u menduar dy herë për mua ishte diçka e pabesueshme,” – u shpreh këngëtarja në një intervistë për Apple TV+.

Në fund, edhe pse Francia Raisa nuk ishte e pranishme në dasmën e Selena Gomez, duket se midis tyre nuk ka asnjë përplasje, vetëm respekt dhe kujtime të forta që i lidhin përgjithmonë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
Next Article Lela ia dedikon ditën nënës, tregon si e kaluan një ditë perfekte nënë e bijë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Mes lotësh, Jessie J ‘i thotë lamtumirën’ skenës

Jessie J po flet hapur për trajtimin e saj…

Writen by
Prive
21 Qershor, 2025
Yjet

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Dy ditë më parë, Prive by Liberta Spahiu bëri…

Writen by
Prive
17 Tetor, 2025
Yjet

Fole Publishing bëhet distributori i parë dhe i vetëm i preferuar i Spotify në Ballkan

Një arritje historike në shpërndarjen dixhitale të muzikës –…

Writen by
Prive
17 Shkurt, 2025
Yjet

E keni parë! I dashuri i Lornës qenka reperi i njohur shqiptar

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania ka…

Writen by
Prive
21 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Aktorja turke Demet Özdemir befason me veprimin ndaj Londrimit!
25 Shkurt, 2026
Ylli britanik bën thirrje publike: Votoni Londrimin për fitues
25 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?