Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Trump befason: “Kemi gjetur kurën për autizmin”
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Trump befason: “Kemi gjetur kurën për autizmin”
Yjet

Trump befason: “Kemi gjetur kurën për autizmin”

Written by:
Prive
Last updated: 22 Shtator, 2025
Share

Administrata e Donald Trump pritet që të hënën të bëjë një shpallje kontroverse, duke e lidhur përdorimin e ilaçit të njohur Tylenol (paracetamol) nga gratë shtatzëna me rrezikun e autizmit, raporton Washington Post. Ky njoftim shkon kundër udhëzimeve zyrtare mjekësore, të cilat prej vitesh theksojnë se përdorimi i këtij medikamenti gjatë shtatzënisë është i sigurt.

Sipas burimeve të gazetës, zyrtarët e Trump planifikojnë gjithashtu të njoftojnë nisjen e një programi për të shqyrtuar efektet e ilaçit leucovorin, i cili pretendohet se mund të ndihmojë në trajtimin e autizmit. Disa prova klinike të hershme kanë treguar përmirësime të dukshme në aftësinë e të folurit dhe të kuptuarit tek disa fëmijë me autizëm, megjithatë komuniteti shkencor i cilëson këto rezultate si të parakohshme.

Trump e paralajmëroi këtë shpallje gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore të aktivistit konservator Charlie Kirk, duke thënë: “Mendoj se kemi gjetur një përgjigje për autizmin.” Një ditë më parë, ai e quajti njoftimin e pritshëm si “një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëjmë”.

Ndërkohë, sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka pohuar më herët se përdorimi i Tylenol nga gratë shtatzëna mund të lidhet me rritjen e rasteve të autizmit. Ai ka folur për një “epidemi autizmi” në SHBA, të nxitur sipas tij nga “toksinat mjedisore”.

Megjithatë, deri tani dekada të tëra kërkimesh nuk kanë sjellë prova të qarta mbi shkaqet e autizmit. Shumica e shkencëtarëve besojnë se gjenetika, në ndërthurje me faktorë mjedisorë, luan rolin kryesor në zhvillimin e çrregullimit të spektrit autik. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Seanca për Liridonën, Naim Murseli ngre pyetjen që trondit sallën
Next Article Çfarë ilaçesh refuzoi t’i merrte Naim Murseli?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Emina marton vëllain, ja të ftuarit e saj VIP në dasëm

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj dje martoi vëllain,…

Writen by
Prive
5 Korrik, 2025
Yjet

Adelina Ismaili në Alba Festival: Kur një ikonë dëshmon se hitet mund të mos kenë datë skadence

Adelina Ismaili nuk performon, ajo zbulon magjinë. Dhe këtë…

Writen by
Prive
23 Qershor, 2025
Yjet

Edi e fut babain në LIVE por i ndodh e papritura

Edi, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka…

Writen by
Prive
2 Shtator, 2025
Yjet

Ndau djalin e saj me Hande-n? Thyen heshtjen nëna e Hakan

Drama e ndarjes mes Hande Erçelit dhe Hakan Sabancit…

Writen by
Prive
4 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?