Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Cllevio ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Tiranë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Cllevio ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Tiranë
Yjet

Cllevio ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Tiranë

Written by:
Prive
Last updated: 9 Tetor, 2025
Share

Policia e Shtetit njoftoi se Kleviol Ahmeti, 39 vjeç, i njohur si Cllevio, është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit.

Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte në kërkim ndërkombëtar pas vendimeve të Gjykatave të Tiranës dhe Fierit për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në komunikatën zyrtare theksohet se reperi akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur një shtetas dhe familjarët e tij, edhe përmes rrjeteve sociale.

Gjithashtu, ndaj tij ekziston një dënim i formës së prerë nga Gjykata e Fierit prej 9 muajsh burg për thyerje të masës së sigurisë. Ahmeti u ndalua në Dubai disa muaj më parë; paraprakisht dyshohet se gjatë shoqërimit është konstatuar edhe me lëndë narkotike.

Përveç këtyre, Cllevio është nën hetim për porositjen e djegies së një automjeti luksoz në pronësi të Kozak Braçit, si dhe për kallëzime të tjera të paraqitura nga figura publike, mes tyre edhe reperi Noizy.

Pas mbërritjes në Tiranë, 39-vjeçari pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Autoritetet thonë se bashkëpunimi policor ndërkombëtar do të vijojë për kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave që fshihen jashtë vendit. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

Shared post on Time

Televizia

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 1 dekadë martesë, Elona Resyli zgjedh ta festojë me vello të bardhë
Next Article E rrethuar nga trëndafilat, Hati e nis ditën në mënyrë unike!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Horoskopi ditor i 12 Majit

Dashi Jeta do jete jete e mire sot, megjithate…

Writen by
Prive
12 Maj, 2025
Yjet

Miss Universe Kosova kurorëzon dashurinë

Arbesa Rrahmani, Miss Universe Kosova 2023, ka marrë një…

Writen by
Prive
16 Gusht, 2025
Yjet

Pas një kohe të gjatë, del kjo foto e Arta Nitaj

Ka kohë që modelja Arta Nitaj, është zhdukur nga…

Writen by
Prive
9 Gusht, 2025
Yjet

Marc-Antoine Barrois prezanton artin e aromës: Aldebaran

Në zemër të Milanit, në kulmin e Design Week…

Writen by
Prive
22 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?