Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Adele s’i reziston dot ritmeve të Dua Lipës, bëhet virale duke kërcyer me hitin e yllit shqiptar
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Adele s’i reziston dot ritmeve të Dua Lipës, bëhet virale duke kërcyer me hitin e yllit shqiptar
Yjet

Adele s’i reziston dot ritmeve të Dua Lipës, bëhet virale duke kërcyer me hitin e yllit shqiptar

Written by:
Prive
Last updated: 9 Tetor, 2025
Share

Adele është bërë kryefjalë e mediave dhe rrjeteve sociale, këtë herë jo për ndonjë projekt të ri muzikor, por për mënyrën se si e ka shijuar koncertin e koleges së saj, Dua Lipa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja britanike u filmua duke kërcyer plot energji gjatë performancës së hitit “Don’t Start Now” në koncertin e turneut të Dua Lipës, duke treguar një anë të saj krejtësisht të lirshme dhe plot gjallëri.

Videoja, e cila u publikua në TikTok nga një ndjekës që ndodhej në sallë, është bërë virale brenda pak orësh, duke mbledhur mijëra pëlqime e komente. Në pamje shihet Adele duke kënduar dhe lëvizur në ritmin e këngës, ndërsa publiku përreth saj duket i emocionuar nga prania e saj. Me një veshje të thjeshtë, pa bujë dhe me një buzëqeshje të sinqertë, ajo ka dëshmuar edhe një herë pse fansat e adhurojnë për natyrshmërinë dhe shpirtin e saj pozitiv.

Në rrjete sociale, përdoruesit kanë shpërndarë pamjet me komente të shumta si “Ajo është njëra prej nesh!” dhe “E dua mënyrën si e jeton muzikën”. Ky moment është bërë simbol i spontanitetit dhe dashurisë së pastër për artin, duke treguar se edhe yjet botërorë nuk i rezistojnë dot energjisë së Dua Lipës në skenë.

@duasvertigo Adele was getting her LIFE at the Dua Lipa concert last night omg.. she’s just like me fr #dualipa #adele #radicaloptimismtour #fyp #foryou ♬ original sound – duasvertigo

Adele dhe Dua Lipa janë dy prej emrave më të suksesshëm të muzikës britanike në dekadën e fundit.

Për momentin, interneti po “shpërthen” nga entuziazmi për këtë video që e tregon Adele siç e duan të gjithë — autentike, plot jetë dhe e zhytur në ritmet e muzikës. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E rrethuar nga trëndafilat, Hati e nis ditën në mënyrë unike!
Next Article Dy vëllezërit shqiptarë bëjnë histori në NHL, debutojnë të dy së bashku
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Datë e veçantë sot për Vesa Vllasaliun!

Ish banorja e edicionit të dytë, Vesa Vllasaliu ndanë…

Writen by
Prive
1 Mars, 2025
Yjet

Alban Skënderaj ‘pushton’ Italinë, 16 mijë zemra në Unipol Forum

Një mbrëmje që kishte emocionin e parë të një…

Writen by
Prive
15 Maj, 2025
Yjet

Vendim i papritur? Edona James braktisë Kosovën

'Zhdukja' e saj në dalje publike e po ashtu…

Writen by
Prive
21 Prill, 2025
Yjet

Studimet zbulojnë: Ja si ta kuptoni se partneri po ju tradhton

Kur njerëzit fillojnë të dyshojnë se partneri i tyre…

Writen by
Prive
16 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?