Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka zbavitur rrjetin me një postim mjaft të këndshëm e plot humor në TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit një prapaskenë nga dëshira e tij e madhe për t’u bërë pjesë e këtij formati.
Përmes një videoje, Londrimi ka zbuluar se vitin e kaluar e “përndiqte” 24/7 moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamitin, vetëm e vetëm për të gjetur një mundësi që ta takonte dhe të siguronte hyrjen në shtëpinë e BBVK.
Sigurisht, ky postim i tij tregon shumë, pasi sakrificat dhe këmbëngulja e tij ia vlejti, dhe historia mori një rrjedhë tjetër.
Siç ka shkruar edhe vetë Londrimi në mbishkrimin e videos: “Pjesa tjetër është histori”.
Ai jo vetëm që arriti ta realizonte ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e reality show-t këtë edicion, por ia doli të fitonte edhe zemrat e publikut, duke u shpallur fituesi i madh i BBVK 4. /Prive By Liberta Spahiu
@londrimmekaj The rest is history 😂 #fyp #londrim ♬ original sound – Sonicallygifted


