Numërimi mbrapsht për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon ka nisur, dhe interesimi i publikut është në kulm.
Organizatorët e ‘Sunny Hill Festival’ kanë njoftuar zyrtarisht se tashmë janë shitur 90% e biletave për edicionin që do të mbajë të mbërthyer Prishtinën nga 31 korriku deri më 2 gusht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, festivali u ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të muzikës që të nxitojnë për të siguruar biletat e fundit të mbetura, për të mos humbur atë që pritet të jetë një nga përvojat më elektrizuese të verës.
Interesimi i jashtëzakonshëm vjen si rezultat i një line-up-i mbresëlënës me yje ndërkombëtarë dhe vendorë.
Ndër emrat kryesorë që do të ngjiten në skenë janë ylli i pop-it Katy Perry, artisti i njohur britanik Lewis Capaldi, si dhe DJ i famshëm botëror Martin Garrix.
Skena do të ndizet gjithashtu nga emra të njohur të muzikës elektronike si Pawsa, Seth Troxler, Adam Port & Rampa, ndërsa nga artistët shqiptarë nuk do të mungojnë emra si Dhurata Dora, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Lumi B, Buta e shumë të tjerë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


