Aktorja e njohur turke Serenay Sarıkaya dhe këngëtari Mert Demir janë kthyer sërish në kryefjalën e mediave rozë. Çifti, i cili është në një lidhje prej kohësh, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një vallëzim romantik gjatë një mbrëmjeje gala, duke u kthyer menjëherë në hit në rrjetet sociale.
Dyshja ishte e pranishme në festën e organizuar për sezonin e ri të serialit “Kimler Geldi Kimler Geçti”, ku Serenay luan rolin kryesor. Gjatë mbrëmjes, kur Mert Demir u ngjit në skenë për të interpretuar këngën e tij hit “Gözlerime Bak”, çifti dhuroi një performancë vallëzimi shumë intime dhe plot ndjenjë, duke u bërë qendra e vëmendjes për të gjithë të pranishmit.
Serenay Sarıkaya nuk ka ngurruar t’i ndajë këto momente lumturie edhe me ndjekësit e saj të shumtë. Ajo publikoi së fundmi disa fotografi, ku spikaste një pozë mjaft e afërt brenda një makine, e cila mori miliona pëlqime dhe komente brenda pak orësh. Fansat e çiftit kanë shpërthyer në komente pozitive, duke vlerësuar harmoninë dhe kiminë e tyre natyrale.
Përveç vallëzimit, detaje të tjera nga marrëdhënia e tyre janë bërë publike. Është mësuar se Mert Demir është një partner mjaft romantik, i cili e surprizon shpesh aktoren me lule dhe vëmendje të vazhdueshme.
Këto gjeste, të cilat Serenay i ka ndarë herë pas here në profilin e saj, e kanë renditur dyshen si një nga çiftet më të dashura dhe model për publikun turk dhe atë ndërkombëtar. Pamjet e tyre duke kërcyer u cilësuan nga ndjekësit si “momenti më special i mbrëmjes”. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


