Reperi i njohur shqiptar, S4MM, ka entuziazmuar ndjekësit e tij me një njoftim të fundit në rrjetet sociale, duke zbuluar se shumë shpejt po vjen projekti i ri muzikor.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram (InstaStory), artisti ka ndarë një imazh që duket të jetë kopertina e këngës së tij të radhës, e cila do të mbajë titullin “Mi Amor”.
Për të rritur edhe më shumë kureshtjen, S4MM ka shtuar një flluskë mendimi mbi foto me mbishkrimin: “Javën tjetër diçka e bukur”, shoqëruar me disa emoji që shprehin surprizë dhe entuziazëm. Ky mesazh konfirmon qartë se pritja e fansave do të jetë e shkurtër dhe publikimi i radhës është vetëm pak ditë larg.
Tani mbetet vetëm të presim ditët në vijim për të mësuar datën e saktë të lansimit të “Mi Amor”. /Prive By Liberta Spahiu



