Njomza Martinaj është një emër i njohur në botën e bukurisë, ku prej vitesh kujdeset për pamjen e shumë femrave. Mirëpo, këtë herë, një pjesë të rëndësishme të dukjes së saj ka zgjedhur t’ia besojë një tjetër profesionisti.
Vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, e cila drejton edhe sallonin e saj të bukurisë, njihet për përkushtimin ndaj estetikës dhe kujdesin për detajet.
E kur bëhet fjalë për buzëqeshjen, Njomza ka zgjedhur dr. Petrit Ademin, duke ia besuar atij kujdesin për dhëmbët e saj.
Përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Instagram, ajo ka ekspozuar buzëqeshjen e saj, duke etiketuar dentistin dhe duke shkruar: “Perfect smile”.
Publikimi është shpërndarë edhe nga dr. Petrit Ademi në profilin e tij, duke vënë në pah bashkëpunimin me Njomzën.
I angazhuar në fushën e stomatologjisë, dr. Petrit Ademi i kushton rëndësi kujdesit dhe estetikës dentare, ndërsa zgjedhja e Njomzës për t’ia besuar buzëqeshjen e saj është një vlerësim për punën e tij.
Kështu, Njomza, e cila zakonisht është ajo që kujdeset për pamjen e të tjerëve, këtë herë ka zgjedhur t’ia besojë një pjesë të dukjes së saj duarve të dr. Petrit Ademit. /Prive By LS



