Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Loredana s’ia lë mangut, i kundërpërgjigjet direkt Jozit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Loredana s’ia lë mangut, i kundërpërgjigjet direkt Jozit
Yjet

Loredana s’ia lë mangut, i kundërpërgjigjet direkt Jozit

Written by:
Prive
Last updated: 25 Tetor, 2025
Share

Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë!

Kanë mjaftuar dy postime nga dyshja, që rrjetet sociale të ndezen sërish, se çfarë ‘po ndodh’ mes të dyve.

Gjithçka nisi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.

Dhe përgjigjja e Loredanës nuk vonoi!

Vetëm pak orë nga postimi i tij, Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.

“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri.

Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.

Në fund të gjithë kësaj, fansat kanë nisur të pyesin: A ishte vërtet mesazhi për Jozin, apo ndoshta për Don Xhonin?

Pë kë e ka Loredana, dyshimet vetëm sa janë shtuar! Ndërsa vetë ajo, ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Befason Ceki, ky është plani me të dashurën indoneziane
Next Article Pamjet bëhen virale! ‘Tolgahan’ flen në Umre me Kuran në dorë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kaq vite mbush sot Drenusha Latifi

Një nga figurat më të komentuara të ekranit, Drenusha…

Writen by
Prive
10 Nëntor, 2025
Yjet

‘Më tha hiqe unazën’, Bardha zbulon pse e la Jed-in në altar

Ish-konkurrentja e reality-show-t të famshëm “Love is Blind”, Bardha,…

Writen by
Prive
19 Shtator, 2025
Yjet

Malisheva bëhet temë në ‘Për’Puthen’, konkurrentja nuk i beson djalit nga ky qytet

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Marsiela, ka ndezur debat të madh…

Writen by
Prive
26 Shtator, 2025
Yjet

Kjo shenjë do të takojë personin e zemrës në vendin më të papritur sot

Astrologët paralajmërojnë: sot nuk është një ditë si gjithë…

Writen by
Prive
1 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?