Aktorja e njohur turke, Aybüke Pusat, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për aktorin Çagatay Ulusoy, me të cilin pritet të ndajë ekranin në serialin e ri “Eşref Tek”.
Pas lajmeve se ajo do të jetë partnerja e tij në këtë projekt, aktorja është pyetur për kolegun e saj gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq të një eventi të Netflix-it.
Aybüke ka folur me shumë vlerësim për aktorin, duke mos i kursyer komplimentet për talentin dhe pamjen e tij.
“Unë tashmë mendoj se aktrimi dhe pamja e tij janë shumë të mira, prandaj besoj se do të jetë një partneritet i bukur dhe i mirë. Mendoj se mund të mësojmë shumë gjëra nga njëri-tjetri”, është shprehur ajo.
Deklarata e saj ka shtuar edhe më shumë kureshtjen për bashkëpunimin mes dy aktorëve, të cilët pritet të sjellin një dyshe të re në ekran. /Prive By LS
– çagatay beyi nasıl buluyorsunuz?
“zaten oyunculuğunu ve yakışıklılığın çok iyi buluyorum o yüzden güzel iyi bi partnerlik olacağını düsünüyorum birbirimizden bence cok şey ögrenebiliriz ”🫠 partnerini övmekten cekinmeyen aybüke pusaaat🤏🏻 https://t.co/1nFbyhCJEP
— 𝐠𝐨̈𝐳𝐝𝐞 ✯ (@gozdeyimistee) November 5, 2026


