Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Çfarë fshihet pas Halloween-it? Legjenda që nuk jua ka treguar askush
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Bota > Çfarë fshihet pas Halloween-it? Legjenda që nuk jua ka treguar askush
Bota

Çfarë fshihet pas Halloween-it? Legjenda që nuk jua ka treguar askush

Written by:
Prive
Last updated: 27 Tetor, 2025
Share

Çdo vit, më 31 tetor, mijëra njerëz në mbarë botën vishen me kostume të frikshme, zbukurojnë shtëpitë me kunguj të gdhendur e dritëzime misterioze, dhe festojnë natën më të errët, por edhe më argëtuese të vitit – Halloween-in.
Por si lindi kjo festë që sot është kthyer në një nga më të dashurat në kulturën popullore?

Rrënjët e Halloween-it shkojnë mijëra vite pas, tek festa kelte e “Samhain”, e cila shënonte fundin e verës dhe fillimin e dimrit. Keltët besonin se në këtë natë, kufiri mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve zbehej, dhe shpirtrat ktheheshin në tokë. Për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij, njerëzit ndiznin zjarre të mëdha dhe visheshin me maska për t’i trembur.

Më vonë, me ardhjen e krishterimit, festa mori elemente të reja dhe u përfshi në kalendar si “All Hallows’ Eve” – nata para “Ditës së të Shenjtëve” (1 nëntor). Pikërisht prej këtij emri lindi fjala që përdorim sot: Halloween.

Në shekujt që pasuan, zakonet pagane u përzien me ato fetare dhe më vonë me elemente të kulturës popullore.
Një nga traditat më të njohura është gdhendja e kungujve, e cila fillimisht bëhej me rrepa në Irlandë, por pas emigrimit të irlandezëve në Amerikë, kungulli u bë simboli kryesor i festës. Kështu lindi edhe figura e famshme “Jack O’Lantern”– drita e shpirtit të humbur që endet natën.

Po aq popullore është edhe loja “Trick or Treat”, ku fëmijët trokasin derë më derë të veshur me kostume të frikshme dhe kërkojnë ëmbëlsira. Tradita thuhet se u përhap në SHBA në fillim të shekullit XX dhe sot është një nga momentet më të dashura për fëmijët në mbarë botën.

Halloween pa pak “tmerr” nuk do të kishte të njëjtin sharm. Merimangat, shtrigat, fantazmat, varrezat dhe netët me hënë të plotë janë bërë pjesë e pandashme e dekoreve dhe filmave të kësaj periudhe.
Në ditët tona, kjo festë është kthyer edhe në një shfaqje krijimtarie, ku njerëzit garojnë për kostumin më origjinal dhe shtëpinë më të frikshme, ndërsa rrjetet sociale mbushen me foto, grime artistike dhe video me humor.

Nga një rit i lashtë pagan, Halloween është shndërruar në një festë globale, që bashkon njerëz të çdo moshe. Në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën, të rinjtë e festojnë me festa tematike, maskime, e madje edhe me aktivitete bamirësie.
Pavarësisht se disa e shohin si “festë të huaj”, Halloween mbetet një mënyrë për të çliruar frikërat, për t’u argëtuar dhe për të kujtuar se edhe errësira ka magjinë e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Pse po rren’, ‘Qetësohu’, përplasen Gresa e Xheneta
Next Article Lidhja me Bircen, Ibrahim Çelikkol thyen heshtjen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Bota

Ekspertët zbulojnë 7 ushqimet që rrisin rrezikun për kancer te të rinjtë

Ekspertët kanë zbuluar shtatë ushqime që lidhen me rritjen…

Writen by
Prive
24 Shtator, 2025
Bota

Ekspertët tregojnë efektin befasues të Ozempic në tru

Studiuesit zbulojnë: Barnat GLP-1 ndikojnë në trurin tonë dhe…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Bota

A është ky përditësimi më i keq i Apple? Ja pse iOS 26 po zhgënjen të gjithë

Apple ka lançuar një tjetër përditësim jo shumë të…

Writen by
Prive
23 Shtator, 2025
Bota

‘Nisan’ kapet mat! A është ky i dashuri i ri i saj?

Rrjetet sociale dhe mediat turke janë “përfshirë nga ethet”…

Writen by
Prive
27 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?