Me uljen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve të ftohta, virozat sezonale kanë nisur të jenë gjithnjë e më të pranishme.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Alisa, e cila përmes një postimi në Instagram ka treguar se është ftohur mjaft rëndë.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke bërë inhalim, ndërsa ka treguar se po përdor edhe sprej për hundë për të lehtësuar simptomat.
Në mbishkrimin e fotografisë, Alisa ka ndarë me humor shqetësimin që të mos ia ngjisë të ftohurin të birit, Alurit.
“Ishalla veç Alurit nuk ja ngjes, ë? Për veti s’ma nin (nejse, po, ama nanat e dinë çka po du me thanë). YESS… U ftofa edhe atë shumë keq! Jam tu provu me inhalim edhe sprej të hundëve me mbijetu, se u myta tu marrë sene palidhje.”, ka shkruar ajo.
Ajo e ka shoqëruar postimin me humor, duke treguar se shpreson që i biri të mos preket nga gjendja e saj shëndetësore.
/Prive By LS



