Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Sot, tetë vite pa Adelën, vajzën që fiksoi shqiptarët nga ekrani
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Sot, tetë vite pa Adelën, vajzën që fiksoi shqiptarët nga ekrani
Yjet

Sot, tetë vite pa Adelën, vajzën që fiksoi shqiptarët nga ekrani

Written by:
Prive
Last updated: 29 Tetor, 2025
Share

Sot mbushen plot 8 vite që Adelajda Xhamani nuk është më mes nesh.

Ish-banorja e Big Brother Albania 2, gazetarja dhe vajza e guximshme nga Kavaja, u nda nga jeta në mënyrë të papritur më 29 tetor 2017, duke lënë pas dhimbje, kujtime dhe një ndjenjë të fortë padrejtësie për jetën e saj të ndërprerë shumë shpejt.

Kolegu dhe miku i saj, Eraldo Rexho, e ka kujtuar sot me një postim prekës në rrjete sociale, ku shkruan thjeshtë por me shumë emocion: “8 vite pa ty.” Fjalë të pakta, por që mbartin gjithë mallin për një vajzë që jetoi fort, dashuroi fort dhe luftoi për vendin e saj në një botë që shpeshherë s’e kuptoi.

View this post on Instagram

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho)

Adelajda u bë e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Big Brother Albania 2, ku spikati për inteligjencën, mendimin e lirë dhe sinqeritetin e rrallë.

Në një kohë kur vajzat në televizione ende gjykoheshin për mënyrën si flisnin apo për mendimet që shprehnin, ajo theu tabutë,foli hapur për dashurinë, për jetën e saj personale dhe për sfidat që kishte kaluar, duke u bërë simbol i vajzës moderne shqiptare që nuk frikësohet të tregojë veten ashtu siç është.

Pas daljes nga spektakli, ajo vijoi karrierën në media dhe gazetari, duke punuar në redaksi të ndryshme dhe duke ndjekur pasionin e saj për komunikimin. Miqtë dhe kolegët e kujtojnë si një vajzë me shpirt të ndjeshëm, por gjithmonë me buzëqeshje, që kërkonte të bënte diçka ndryshe në çdo vend që shkonte.

Fatkeqësisht, mëngjesin e 29 tetorit 2017, ajo u gjet pa jetë në banesën e saj në Tiranë. Sipas raportimeve të kohës, dyshohej për arrest kardiak, ndërsa më pas u përmend se kishte pasur probleme shëndetësore të lidhura me epilepsinë. Shumë që e njihnin nga afër thanë se ajo kishte kaluar periudha të vështira emocionale, por asnjëherë nuk e kishte humbur dashurinë për jetën dhe ëndrrat e saj.

Adelajda iku në kulmin e rinisë, në një moshë ku gjithçka sapo kishte filluar. Një jetë që u tregua e padrejtë, por që la pas kujtime të forta dhe një shembull për vajzat që guxojnë të jenë vetvetja.

Sot, në këtë 8-vjetor, kujtimi për të mbetet i gjallë, jo vetëm në zemrat e atyre që e njohën, por edhe në kujtesën kolektive të publikut që e pa të rritej, të qeshte dhe të luftonte në ekran. Adelajda Xhamani mbetet përherë simbol i sinqeritetit, guximit dhe ndjeshmërisë njerëzore.

/Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘E ke tepruar’, Meritoni mesazh direkt ish-gruas
Next Article Falë AI-së, Meta sjell redaktim të avancuar për fotot në Instagram Stories
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

ThrowbackYjet

Ronela Hajati ka vetëm një porosi për Albinën dhe familjen e saj në Eurovision 2023

Eurovision Song Contest 2023 është edicioni i ardhshëm i…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Yjet

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka shkaktuar reagime…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025
Yjet

Kjo është ‘Dashuria e parë’ e Shyhrete Behlulit

Ikona e muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka sjellë një…

Writen by
Prive
19 Nëntor, 2025
Yjet

Pse rrëmbyen vëmendjen Rita Ora dhe Taika Waititi në “Vogue World: Hollywood”?

Yjet u mblodhën në numër të madh të dielën…

Writen by
Prive
27 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?