Baby G, ka surprizuar ndjekësit e saj së fundmi me një postim mjaft të ëmbël dhe misterioz në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë në Instastory një moment romantik, duke dhënë kështu sinjalin e parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është në një lidhje dashurie.
Kjo fotografi i ka habitur jo pak fansat, sidomos duke marrë parasysh faktin se Baby G ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” gjatë këtij viti. Përgjatë gjithë qëndrimit të saj në formatin televiziv, këngëtarja nuk e kishte përmendur në asnjë moment faktin që ishte në një romancë, duke e mbajtur jetën e saj private hermetike dhe larg vëmendjes së kamerave.
Në imazhin e publikuar, artistja shfaqet mjaft e lumtur dhe e qeshur në krahët e partnerit të saj. Megjithatë, Baby G ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën. Fytyra e tij nuk dallohet qartë pasi mban syze dielli dhe kapuç, duke bërë që ai të mbetet ende një personazh misterioz për publikun.
Për të shoqëruar këtë foto, këngëtarja nuk ka zgjedhur të shkruajë ndonjë tekst, por ka përdorur vetëm tre emoji domethënëse: një zemër të bardhë, një dryn dhe një sy për t’u mbrojtur nga syri i keq.
Këto detaje tregojnë se ajo po e ruan me xhelozi këtë lidhje dhe po shijon lumturinë në fshehtësi, larg zhurmës mediatike. /Prive By Liberta Spahiu



