Procesi i divorcit mes aktores Deniz Baysal dhe muzikantit Barış Yurtçu, të cilët u martuan në vitin 2019, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së medias. Një zhvillim i ri ka ndodhur lidhur me çiftin që ka hyrë në një proces divorci me kontestim: Deniz Baysal ka hequr mbiemrin e bashkëshortit nga llogaria e saj në rrjetet sociale dhe ka fshirë të gjitha fotot e tyre të përbashkëta.
Mësohet se Deniz Baysal i është drejtuar Gjykatës së Stambollit për të hapur padinë e divorcit. Sipas pretendimeve, aktorja kërkon t’i japë fund martesës me arsyetimin e tronditjes së thellë të bashkëjetesës martesore, mospërputhjes së mendimeve dhe mungesës së vëmendjes. Pretendohet gjithashtu se çifti jetonte i ndarë prej disa kohësh dhe, për shkak të pamundësisë për të arritur një marrëveshje, procesi është kthyer në një divorc me kontestim.
Ky veprim nga ana e Baysal u komentua nga ndjekësit në rrjetet sociale si “një hap i ri drejt ndarjes përfundimtare”.
View this post on Instagram
Pas disa aludimeve të ngritura gjatë këtij procesi, ka reaguar edhe avokati i Barış Yurtçu. Në deklaratën zyrtare thuhet se pretendimet për “tradhëti” ndaj Yurtçu nuk i përgjigjen të vërtetës, duke kujtuar se për çështjen gjyqësore në vazhdim ekziston një vendim për konfidencialitet. Avokati i muzikantit theksoi se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore ndaj çdo pretendimi që dëmton figurën dhe reputacionin e klientit të tij.
Nga ana tjetër, Deniz Baysal, e cila shmang hyrjen në detaje rreth jetës private, më parë kishte bërë një deklaratë të shkurtër në një program ku ishte e ftuar. Ajo kishte theksuar se ndihej mirë, duke u shprehur: “Jam e lumtur, jam e qetë”. Ndryshimi i fundit në llogarinë e saj sociale shihet nga publiku si hyrje e procesit të divorcit në një fazë të re. /Prive By Liberta Spahiu


