Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kosova nis prodhimin e dronëve ushtarakë, këta janë dronët ‘Made in Kosova’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Kosova nis prodhimin e dronëve ushtarakë, këta janë dronët ‘Made in Kosova’
Prive Bruto

Kosova nis prodhimin e dronëve ushtarakë, këta janë dronët ‘Made in Kosova’

Written by:
Prive
Last updated: 8 Nëntor, 2025
Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë sot një lajm të madh nga Gjilani, duke konfirmuar se Kosova ka nisur zyrtarisht prodhimin e dronëve vendorë, përfshirë ata ushtarakë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njoftoi se industria e mbrojtjes po avancon me shpejtësi.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit luftarak po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon,” shkroi Kurti.

Bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, ai vizitoi kompanitë “Future Minds Academy” dhe “MIGA SkyShield MAR”, të cilat po prodhojnë dronin ushtarak “Skifteri” dhe dronin kamikaz “K1”.

Duke përdorur frazën “Made in Gjilan” përveç “Made in Kosova”, Kurti zbuloi edhe detaje teknike impresionuese për pajisjet e reja:

* Droni kamikaz “K1”: Arrin shpejtësi maksimale 180km/h dhe fluturon në lartësi deri në 2500 metra.
* Droni ushtarak “Skifteri”: Ka një hapësirë operuese prej 20km dhe arrin shpejtësi deri në 270km/h.

Kryeministri theksoi se ky prodhim vendor vjen krahas blerjeve të rëndësishme ndërkombëtare, si dronët Bayraktar TB-2 dhe dronët kamikazë Skydagger.

“Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri,” përfundoi Kurti. /Prive Bruto

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Çdo babë dhe vajzë do e ndjejë vetën në këngën e re të Donës
Next Article Ylli zbulon ‘bisedën’ në ‘Facetime’ me Ritën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Enver Hoxhaj i nënshtrohet operacionit, kjo është gjendja e tij

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Partisë…

Writen by
Prive
9 Tetor, 2025
Prive Bruto

Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën

Që nga janari i vitit 2025, jeta e Shqipes,…

Writen by
Prive
31 Tetor, 2025
Prive Bruto

10 mami shtatzënë në të njëjtën kohë

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është shënuar një ngjarje e…

Writen by
Prive
14 Shtator, 2025
Prive Bruto

Pse virgjëresha më e vjetër në botë tha jo për plot 108 vjet

Clara Meadmore, e njohur si “virgjëresha më e vjetër…

Writen by
Prive
29 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?