Thatësia vaginale është shumë më e zakonshme nga sa mendohet, por për shumë gra vazhdon të jetë një temë për të cilën flitet pak. Mund të shfaqet si ndjesi thatësie, djegie, kruarje, irritim apo parehati gjatë marrëdhënieve seksuale dhe, në disa raste, të shoqërohet edhe me simptoma urinare.
Edhe pse lidhet shpesh me menopauzën, thatësia vaginale nuk është vetëm një problem i menopauzës.
Pse shfaqet më shpesh në menopauzë?
Gjatë periudhës së perimenopauzës dhe menopauzës, niveli i estrogjenit gradualisht bie.
Si rezultat, mukoza vaginale mund të bëhet më e hollë, më pak elastike dhe të prodhojë më pak lubrifikim natyral.
Këto ndryshime janë pjesë e asaj që sot quhet Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës – GSM dhe mund të përfshijnë thatësi, djegie, irritim, dhimbje gjatë marrëdhënieve dhe ndryshime urinare.
Ndryshe nga disa simptoma të tjera të menopauzës që mund të zbuten me kalimin e kohës, shqetësimet vaginale mund të vazhdojnë ose të përkeqësohen nëse nuk menaxhohen.
Por menopauza nuk është shkaku i vetëm.
Thatësia vaginale mund të shfaqet edhe gjatë ushqyerjes me gji, pas lindjes, pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë trajtimeve onkologjike, si dhe si efekt anësor i disa barnave, përfshirë disa kontraceptivë hormonalë dhe antidepresivë. Mungesa e stimulimit seksual dhe përdorimi i produkteve shumë agresive apo të parfumuara për higjienën intime gjithashtu mund ta përkeqësojnë problemin.
Prandaj, qëllimi nuk duhet të jetë vetëm “të eliminojmë thatësinë”, por të kuptojmë pse po shfaqet dhe të zgjedhim kujdesin e duhur.
Çfarë mund të ndihmojë?
Hidratuesit vaginalë përdoren për të ruajtur lagështinë e mukozës për një periudhë më të gjatë, ndërsa lubrifikantët përdoren kryesisht para ose gjatë marrëdhënieve seksuale për të reduktuar fërkimin dhe parehatinë. Në menopauzë, për simptoma më të theksuara, mjeku mund të rekomandojë edhe trajtime lokale hormonale ose alternativa të tjera, në varësi të historisë shëndetësore të pacientes.
Po aq e rëndësishme është higjiena intime e kujdesshme.
Produktet agresive, larjet e shpeshta vaginale dhe produktet e parfumuara mund të irritojnë më tej zonën intime.
Rekomandimet e farmacistëve të Bora Pharmacy:
Në Bora Pharmacy, qasja është që produkti të zgjidhet sipas simptomës dhe nevojës së secilës grua.
Ginexid 45+ shkumë pasturse është një shkumë për higjienën intime, e formuluar posaçërisht për periudhën e menopauzës.
Ka pH 6 dhe përmban ndër të tjera panthenol, kamomil, hamamelis dhe ekstrakt të tërshërës. Përdoret vetëm në zonën gjenitale të jashtme dhe shpëlahet me ujë. Mund të jetë një zgjedhje praktike për pastrimin e përditshëm të butë dhe komfortin e zonës intime, por duhet theksuar se është produkt pastrues, jo trajtim intravaginal për thatësinë.

Për gratë që kanë nevojë për hidratim dhe lubrifikim më të drejtpërdrejtë, Fitointimo Gel është një xhel vaginal që përmban acid hialuronik me origjinë bimore, Aloe vera, ekstrakt grejpfruti dhe sherebelë. Është krijuar për lehtësimin e simptomave të thatësisë, kruarjes dhe djegies dhe mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e fërkimit gjatë marrëdhënieve seksuale.
Sipas udhëzimit të produktit, rekomandohet një aplikim në ditë për gjashtë ditë, me aplikator të ri për çdo përdorim; përdorimi mund të vazhdohet sipas nevojës ose këshillës së farmacistit.

Një tjetër alternativë janë Cicatridina ovula vaginalente, me 5 mg acid hialuronik për ovulë, të kombinuar me ekstrakte të Centella asiatica, Calendula dhe Aloe vera. Acidi hialuronik ka aftësinë të mbajë ujë dhe ndihmon në hidratimin dhe mbështetjen e proceseve riparuese të mukozës vaginale. Produkti përdoret edhe në gjendje atrofike të mukozës dhe në thatësi vaginale, përfshirë atë të lidhur me mungesën e estrogjenit.
Zakonisht përdoret një ovulë në ditë, preferohet në mbrëmje para gjumit, ose sipas këshillës së mjekut.

Kur duhet konsultuar mjeku?
Thatësia vaginale nuk duhet të konsiderohet diçka që një grua thjesht duhet ta tolerojë.
Nëse simptomat vazhdojnë për disa javë, ndikojnë në jetën e përditshme apo në marrëdhëniet seksuale, ose shoqërohen me sekrecione të pazakonta, gjakderdhje pas marrëdhënieve, gjakderdhje ndërmjet cikleve apo pas menopauzës, rekomandohet konsultë gjinekologjike.
Mesazhi ynë si farmacistë të Bora Pharmacy është i thjeshtë: kujdesi intim ndryshon me fazat e jetës së një gruaje.
Të flasim hapur për këto ndryshime dhe të zgjedhim produktin e duhur është pjesë e kujdesit për shëndetin, jo një temë për t’u ndier në siklet.
Produktet mund ti porosisni online në www.borapharmacy.com
View this profile on Instagram


