Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Berat Nimani dënohet me burgim të përjetshëm
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Berat Nimani dënohet me burgim të përjetshëm
Prive Bruto

Berat Nimani dënohet me burgim të përjetshëm

Written by:
Prive
Last updated: 20 Nëntor, 2025
Share

Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë sot një verdikt shokues për familjarët e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, duke i dënuar ata me masa drastike pas ngjarjeve të dhunshme që pasuan vrasjen e sportistit.

Sipas vendimit të dhënë pak orë më parë, vëllai i boksierit, Berat Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e ka gjetur atë fajtor për tentativë vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor. Ngjarja bën fjalë për atentatin e ndodhur para gjykatës gjatë procesit gjyqësor, ku në shenjë hakmarrjeje u qëlluan me armë zjarri familjarët (babai dhe vëllai) e personit të akuzuar për vrasjen e Besarit.

Dora e ligjit nuk ka kursyer as motrën e boksierit të ndjerë. Ajo është dënuar me 5 vite burgim për përfshirjen e saj në këtë ngjarje që tronditi opinionin publik në Gjermani dhe komunitetin shqiptar.

Atmosfera në sallën e gjyqit ishte e rëndë, me të pranishme nënën dhe motrat e të pandehurve, të cilat reaguan me zë të lartë ndaj vendimit. Nëna shpërtheu në lot dhe u largua nga salla

Kujtojmë se Besar Nimani u ekzekutua në mars të vitit 2024 në Bielefeld. Dhimbja për humbjen e tij duket se e çoi familjen drejt vetëgjyqësisë, një veprim që sot u kushtoi lirinë dy anëtarëve të tjerë të familjes Nimani.

Ky vendim konsiderohet ndër më të ashpërit, duke mbyllur kështu një kapitull të dhimbshëm për familjen e njohur. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Arjan Konomi tregon si e hoqën nga puna në Top për një koment
Next Article Familja e Elijonës lëshon alarmin, thirrje produksionit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë

Një tragjedi e dyfishtë ka shokuar komunitetin shqiptar në…

Writen by
Prive
14 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Rasti i Liridonës, zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit

Gjatë leximit të deklaratës së dhënë në polici nga…

Writen by
Prive
24 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Ky është destinacioni në Prishtinë për të cilin po flasin të gjithë

Në një epokë ku rrjetet sociale diktojnë destinacionin e…

Writen by
Prive
1 Dhjetor, 2025
Prive Bruto

Humbin jetën dy të fejuarit shqiptarë, kërkohet ndihmë për t’i sjellë në vendlindje

Një tragjedi ka goditur komunitetin shqiptar në SHBA, ku…

Writen by
Prive
14 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?