Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka shqetësuar sonte ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit. Në postimin e saj të parë, ajo shihej nën kujdesin mjekësor, duke marrë infuzion.

Më pas, pas interesimit të madh dhe mesazheve të shumta nga ndjekësit, Benita ka reaguar përmes një tjetër postimi në Instagram, për të sqaruar situatën.
Ajo ka qetësuar të gjithë, duke treguar se është mirë me shëndet, ndërsa ka kërkuar falje që nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithëve individualisht.
Përmes këtij postimi, Benita ka lënë të kuptohet se shkak për këtë situatë ka qenë një incident gjatë ngasjes së makinës, duke u bërë thirrje të gjithëve për kujdes në rrugë.
“Si këshillë për të gjithë, mos vozitni shpejt. Jeta është shumë më e vlefshme se shpejtësia dhe adrenalina”, është shprehur ajo, duke e përmbyllur mesazhin për mbështetësit e saj. /Prive By Liberta Spahiu



