Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Padia nga çifti i showbizit, Tozaj me përgjigje direkte
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Padia nga çifti i showbizit, Tozaj me përgjigje direkte
Yjet

Padia nga çifti i showbizit, Tozaj me përgjigje direkte

Written by:
Prive
Last updated: 10 Nëntor, 2025
Share

Gazetari Elton Tozaj ka ‘thyer heshtjen’ me anë të një reagimi në InstaStory, pas dy ditësh spekulimesh intensive në media se ai ishte thirrur në gjykatë nga një çift i njohur i showbizit.

Ky lajm qarkulloi pasi Tozaj, në një status të mëparshëm, aludoi për divorcin e një dysheje të famshme, duke iu referuar gjerësisht Klea Hutës dhe kantautorit Elgit Doda, për të cilët prej disa javësh po qarkullojnë zëra për një ndarje të mundshme.

Ky zinxhir ngjarjesh u intensifikua pasi vetë Tozaj, në një intervistë, kishte deklaruar se shkak për ndarjen, sipas informacionit të tij, ishte bërë një romancë e re që Doda kishte nisur me një vajzë nga Lushnja.

Ky informacion solli lajmin se çifti e kishte paditur gazetarin.

Përballë vëmendjes së madhe mediatike, Elton Tozaj ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për ndonjë padi apo thirrje në gjykatë.

Në postimin e tij të shkurtër, gazetari sqaron:

“Qarkullon nje lajm qe medemek më kanë hedhur në gjygj një çift që se dimë a janë a s’janë çift! Jo vetëm që s’është e vërtetë por ajo çfarë kam thënë në storyn tim është: Fjalët për ju si shpikim ne por janë miqtë dhe kolegët tuaj që i japin si info! Kaq e thjeshtë!”

Me këtë reagim, Tozaj jo vetëm që mohon faktin e gjyqit të supozuar, por edhe shfrytëzoi momentin për të sqaruar burimin e thashethemeve.

Ai thekson se informacioni rreth jetës private të personazheve publike nuk është shpikje e mediave, por vjen nga vetë rrethi i ngushtë, pra “miqtë dhe kolegët” e tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Lajmi i fundit nga katërnjakët që kanë nevojë për ndihmën tonë
Next Article Ja si e zuri gjumi Presidentin Trump në mes të Zyrës Ovale gjatë njoftimit kyç!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kurorëzohen Engjëllusha dhe Mërgimi!

Dita e sotme do mbetet një datë e shënuar…

Writen by
Prive
10 Tetor, 2025
Yjet

“Zarfi i Zi u zhvlerësua”, Monika ‘shpërthen’ pas dhunës në BBVA

Ish-banorja e Big Brother VIP 1, Monika Lubonja ka…

Writen by
Prive
13 Prill, 2025
Yjet

Dy festa për Ajkën! Si e shënuan Besi e Xhensila ditëlindjen e vajzës

Ajka, vajza e artistëve të njohur Bes Kallaku dhe…

Writen by
Prive
12 Korrik, 2025
Yjet

Vjen ‘High 10’ nga Babastars

Grupi i njohur shqiptar, Babastars, është rikthyer me projektin…

Writen by
Prive
10 Dhjetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?