Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Si ta kuptoni se partneri juaj po mendon për dikë tjetër?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Si ta kuptoni se partneri juaj po mendon për dikë tjetër?
Yjet

Si ta kuptoni se partneri juaj po mendon për dikë tjetër?

Written by:
Prive
Last updated: 10 Nëntor, 2025
Share

Të mendosh për dikë tjetër përveç partnerit tënd është më e zakonshme sesa mendon.

Contents
  • 1. Shmangia e kontaktit me sy
  • 2. Largësi emocionale
  • 3. Kërkesa të pazakonta
  • 4. Ndryshim i energjisë në dhomë
  • 5. Sjellje “si në skenar”
  • 6. Nxitim për ta mbyllur shpejt

Sipas një ankete të realizuar nga Superdrug Online Doctor, rreth 67 për qind e meshkujve besojnë se partnerja e tyre mund të ketë fantazi seksuale për njerëz të tjerë, ndërsa këtë e pranojnë edhe 74 për qind e femrave.

Megjithatë, fakti që ndonjëherë mendon për dikë tjetër gjatë marrëdhënies nuk do të thotë se lidhja jote është e dënuar të përfundojë. Në fakt, 4 nga 5 persona që pranojnë se fantazojnë, e vlerësojnë veten si të kënaqur ose shumë të kënaqur me partnerin e tyre.

Por sipas studimit, më të kënaqur rezultuan ata që nuk fantazonin fare, 60% e tyre thanë se ishin “shumë të kënaqur”, krahasuar me vetëm 35.4% të atyre që pranuan se mendonin për të tjerë.

Sinqerisht, pak njerëz do ta pëlqenin idenë që partneri të mendojë për dikë tjetër gjatë intimitetit…
Sipas seksologes Julia Stein, ka gjashtë shenja që tregojnë se partneri mund të ketë mendjen diku tjetër gjatë marrëdhënieve:

1. Shmangia e kontaktit me sy

Stein e quan kontaktin me sy “një nga mënyrat më të forta për të qëndruar i pranishëm me partnerin”.
Nëse ai ose ajo vazhdimisht shmang shikimin ose i mban sytë mbyllur, mund të jetë një tregues se po imagjinon një skenar ose një person tjetër.
Nëse kjo ndodh sidomos në momentet më intime, është edhe më domethënëse.

2. Largësi emocionale

Kur ngrohtësia emocionale zhduket, shpesh është shenjë që mendimet janë diku tjetër.
Pas aktit, mund të vëresh se partneri nuk kërkon afeksion, nuk përqafohet, nuk flet – thjesht tërhiqet shpejt.

3. Kërkesa të pazakonta

Nëse papritur partneri dëshiron të provojë diçka specifike pa e diskutuar më parë, mund të jetë një mënyrë për të përjetuar një fantazi me dikë tjetër.
Eksplorimet e reja janë të shëndetshme kur ndodhin me komunikim dhe mirëkuptim, por kur kërkohen me ngut apo ngulm, mund të tregojnë se diçka tjetër po i kalon në mendje.

4. Ndryshim i energjisë në dhomë

Kur energjia seksuale ndryshon shpesh, njëherë i ftohtë, njëherë tepër i zjarrtë – kjo mund të tregojë se partneri përpiqet të kompensojë diçka.
Disa njerëz bëhen më agresivë ose më të distancuar për të ndarë aktin fizik nga lidhja emocionale – pra për të luajtur një fantazi, jo për t’u lidhur me ty.

5. Sjellje “si në skenar”

Nëse të duket sikur partneri po ndjek një skenar të paramenduar, në vend që të reagojë natyrshëm ndaj teje, ka gjasa që të jetë duke përfytyruar dikë tjetër.
“Është sikur të luajë një skenë në kokën e tij, jo të jetojë momentin me ty,” – thotë Stein.

6. Nxitim për ta mbyllur shpejt

Një “quickie” është normale ndonjëherë, por nëse çdo herë ndodh kështu, është një flamur i kuq.
Një person që është vërtet prezent dëshiron ta shijojë momentin, jo ta përfundojë sa më shpejt. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Melinda me postim unik për ditëlindjen e Granitit
Next Article Kush është personi që i ‘ndau’ Anisën dhe Lelën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

E papritura i ndodh Gjestit gjatë performancës

Natën e mbrëmshme Gjesti performoi në Tiranë për herë…

Writen by
Prive
26 Prill, 2025
Yjet

Luizi ia plotëson kërkesën e veçantë Kiarës

Luiz Ejlli ka surprizuar fansat dhe veçanërisht Kiarën me…

Writen by
Prive
1 Gusht, 2025
Yjet

Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

Ozempic, ilaçi që po bën namin në botë për…

Writen by
Prive
7 Qershor, 2025
Yjet

Fifi ‘sulmohet’ me mesazhe ofenduese, i kthehet ndjekëses

Fifi ka reaguar publikisht ndaj një ndjekëseje që i…

Writen by
Prive
20 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?