Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren
Yjet

‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren

Written by:
Prive
Last updated: 10 Nëntor, 2025
Share

Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, një mik i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka lëshuar një alarm publik për gjendjen tejet të rëndë shëndetësore dhe financiare të këngëtares.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, e cila transmetohet sonte (e hënë) në orën 23:00, Ilirjani do të zbulojë detaje tronditëse. Në një video promo të publikuar paraprakisht, ai ka bërë të ditura disa nga faktet më shqetësuese.

Sipas Ilirjanit, këngëtarja ndodhet “në situatën më të vështirë” dhe prej 11 muajsh “nuk ka asnjë përmirësim”.

Ai theksoi se Simaku aktualisht nuk po merr asnjë mjekim dhe se pas daljes nga spitali, ajo është izoluar plotësisht. “Njeri që rri gjithë ditën në shtëpi. Nuk ka më motivim,” u shpreh Ilirjani. Ai shtoi se këngëtarja “thotë se IA (Inteligjenca Artificiale) e ndau,” dhe se ndonëse “është e divorcuar, nuk e pranon” këtë fakt, si dhe “djalin nuk e takon”.

Përveç krizës shëndetësore dhe personale, situata financiare paraqitet po aq dramatike. Ilirjani zbuloi se e vetmja ndihmë që ajo ka marrë ka qenë përmes një “GoFund-it”. Qeraja e banesës së saj, e cila deri më tani është paguar nga një zotëri me emrin Kadri Morina, përfundon në fund të Janarit 2026.

“Nga shkurti 2026 nuk ka asgjë,” tha Ilirjani, duke shtuar se problemi më i madh është mungesa e dokumenteve. “As ID që mund të aplikojë. Nuk pranon t’i bëjë.”

Elton Ilirjani pohoi se ndihma e tij ka qenë maksimale, duke përfshirë organizimin e emisioneve dhe gjetjen e njerëzve që i kanë ofruar shtëpi në Shqipëri, por tashmë situata kërkon ndërhyrje shtetërore.

“I duhet ndihma e shtetit shqiptar që të marrë mjekimin dhe t’i bëjë letrat, ID-në amerikane, ID-në shqiptare. Dikush të merret me këtë zonjë,” përfundoi ai apelin e tij.

Intervista e plotë me detaje të mëtejshme pritet të ndiqet sonte në mbrëmje. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kaq vite mbush sot Drenusha Latifi
Next Article Xuxi i revoltuar me Festivalin e Këngës, akuza e pakënaqësi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kushtrim Dobra vjen me “Prej gurit isha kanë”

Kur Kushtrim Dobra ndau vetëm titullin e projektit të…

Writen by
Prive
23 Mars, 2025
Yjet

Situata Finem vs. Butrint, vjen reagimi i menaxherit të këngëtarit

Prej ditës së djeshme, rrjetet sociale (kryesisht TikTok) po…

Writen by
Prive
3 Janar, 2026
Yjet

Nëna i dha mesazh të koduar Gjestit për Eglin? ‘Vlon’ rrjeti

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm ndodhi një nga momentet më…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Yjet

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, kaq është numri i viktimave dhe të plagosurve

Tragjedi e madhe ka ndodhur në Koçani. Zjarri ka…

Writen by
Prive
16 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Nuk e di qysh do me jetu ai njeri jashtë’, babai i Elijonës futet LIVE në TikTok për Labin
11 Shkurt, 2026
Mario Dedivanovic si Arditi: Rikrijon momentin viral me Elijonën
11 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?