Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Gabimi ma i madh n’jetë”, Nichi lëshon paralajmërimin e fortë pas ngjarjes së djeshme!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Gabimi ma i madh n’jetë”, Nichi lëshon paralajmërimin e fortë pas ngjarjes së djeshme!
Yjet

“Gabimi ma i madh n’jetë”, Nichi lëshon paralajmërimin e fortë pas ngjarjes së djeshme!

Written by:
Prive
Last updated: 17 Nëntor, 2025
Share

Estrada shqiptare është tronditur ditën e djeshme nga një incident, i cili duket se e ka çuar përplasjen virtuale të “diss-ave” në një konfrontim të rrezikshëm fizik.

Producenti i njohur, Shkumbin Nebihu (i njohur si Bini Nebihu ose Bini Diez), ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga reperi Don Xhoni, vëllai i tij dhe një grup tjetër njerëzish.

Duke folur ekskluzivisht për Prive By Liberta Spahiu, Nebihu ka dhënë detaje tronditëse nga ngjarja, duke thënë se sulmi ka ndodhur teksa ai ishte në makinë me familjen e tij. Ai ka pretenduar se grupi i Don Xhonit i ka bllokuar rrugën, i ka dëmtuar makinën dhe madje ka parë armë gjatë incidentit.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhur sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje,” tha Nebihu për Prive By Liberta Spahiu, duke konfirmuar se e ka raportuar rastin në polici.

E gjithë kjo ngjarje dyshohet se vjen si pasojë e një konflikti të hershëm në distancë mes reperësh. Bini Nebihu është menaxheri i reperit të ri, Nichi, i cili ka pasur një seri “diss-ash” dhe përplasjesh publike në distancë me Don Xhonin gjatë javëve të fundit.

Pas sulmit fizik ndaj menaxherit të tij, nuk ka vonuar as reagimi i vetë reperit Nichi.

Në një Story të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë dhe shumë të ashpër, që me gjasë i drejtohet Don Xhonit.

“Ke pas zgjidhje edhe prap ke vendos me bo gabimin ton ma t’madh n’jet,” shkruan Nichi në postimin e tij, duke sinjalizuar se ky kapitull i përplasjes nuk është mbyllur.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet një reagim nga pala e reperit Don Xhoni si dhe hetimet e mëtejshme nga organet e rendit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 11 vite pa Dr. Florin
Next Article Zyrtarisht, Cagatay – mashkulli më i pashëm i Turqisë për vitin 2025
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Vuani nga pagjumësia? Ja sekretet për një gjumë të rehatshëm

Një gjumë i mirë është çelësi për një shëndet…

Writen by
Prive
3 Prill, 2025
Yjet

Luan Krasniqi në zi, ndan lajmin mortor

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, po përjeton një…

Writen by
Prive
17 Qershor, 2025
Yjet

Shenjat që do ndriçojnë këtë verë: A jeni në mesin e tyre?

Ndërsa dielli nxehet më shumë dhe ditët bëhen më…

Writen by
Prive
24 Maj, 2025
Yjet

Joz Marku rikthehet në BBVA me këtë rol?

Emri i Joz Markut ka qenë ndër më të…

Writen by
Prive
9 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?