Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet e drejtpërdrejta rreth eksperiencës së saj në reality show, por edhe për jetën personale.
Sigurisht, kurioziteti më i madh i fansave mbetet raporti i saj me Leon. Një nga ndjekësit i ka shkruar Lelës: “E meritojmë një shpjegim”, duke aluduar qartë për situatën me ish-banorin.
Por, Lela ka zgjedhur të japë një përgjigje diplomatike dhe shmangëse, duke lënë të kuptohet se është e lodhur nga presioni i publikut për këtë temë.
“Unë e meritoj një pushim. Të tanë meritojna diçka…” – është shprehur ajo, duke mos dhënë detaje konkrete se çfarë po ndodh mes dyshes.
Lela ka qenë shumë e prerë kur është pyetur nëse do të hynte sërish në Big Brother nëse do t’i jepej mundësia. Ajo e ka mbyllur atë kapitull me një shprehje interesante:
“Për Kosovë e kam kry… Edhe mjalti është i mirë, po nuk hahet me tepricë”, duke lënë të kuptohet se një herë ishte e mjaftueshme për të.
Megjithatë, ambiciet e saj televizive nuk mbarojnë këtu. E pyetur nëse do ta shohim si prezantuese të “Big Talk”, Lela ka bërë një batutë duke “shënjestruar” vendin e moderatorit kryesor, Alaudin Hamiti.
“Ja kom vendos me kalu Big Talkun se po m’doket shumë minimal… Jom tu prit kur t’del Dini n’pension me marr direkt BIG BROTHER”, ka shkruar ajo me humor.
Për ata që ishin kuriozë nëse Lela do të rikthehet në Itali, ajo ka konfirmuar se planet e saj për momentin janë në Kosovë.
“Gjithçka po më lidh me Kosovë tash… Ish kan e pakuptimtë me u kthy në Itali!! (Për momentin)”, duke treguar se karriera dhe jeta e saj tashmë janë fokusuar në Prishtinë.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk është penduar për asgjë nga rrugëtimi i saj brenda shtëpisë më të famshme, duke u shprehur shumë e lumtur me atë çfarë ka treguar. /Prive By Liberta Spahiu


