Një foto arrestimi nga Minesota është bërë virale në rrjetet sociale, pasi gruaja që shfaqet në të ka një ngjashmëri të habitshme me yllin e muzikës dhe kinemasë, Jennifer Lopez.
Bëhet fjalë për Cyrina Ann Quast, 35 vjeçe, e cila u arrestua më 30 gusht në Monticello, Minesota, nën akuzën për vjedhjen e dy pakove me bateri për vegla elektrike, në vlerë totale prej rreth 580 dollarësh.
Sipas aktakuzës, një punonjës i dyqanit e njohu Quast si personin që dyshohet se ishte përfshirë në një vjedhje të ngjashme në të njëjtin biznes, vetëm dy ditë më parë.
Ai më pas njoftoi policinë për rastin.
Autoritetet pretendojnë se 35-vjeçarja pranoi se kishte marrë bateritë, para se të arrestohej nga policia.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen në rrjet nuk është vetë rasti, por fotografia e arrestimit të saj.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re ngjashmërinë e saj me Jennifer Lopez, duke bërë që fotografia të shpërndahet me shpejtësi dhe të bëhet virale.
Krahasimet me këngëtaren dhe aktoren e njohur kanë nxitur edhe komente të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer rastin në një nga historitë më të komentuara online. /Prive By Liberta Spahiu



