Hailey Bieber festoi sot ditëlindjen e saj të 29-të me një festë të hershme që menjëherë tërhoqi vëmendjen online. Darka e qetë, e organizuar në Palm Springs, u bë temë diskutimi pasi fansat vunë re kë ishte, dhe kë nuk ishte. i ftuar.
Ngjarja u organizua nga Rhode Skin, marka e saj e bukurisë, dhe atmosfera kishte në qendër stilin, argëtimin dhe imazhin e Hailey-t si një grua biznesi. Darka e ditëlindjes ishte menduar deri në detajin më të vogël, duke treguar se sa shumë Hailey e vlerëson markën e saj.
Ajo dhe shoqet e saj mbërritën në Palm Springs për një vakt të qetë me qirinj. Tryeza ishte dekortura me qirinj që ndriçonin butë hapësirën, një bar akulli në formë lip-gloss-i të Rhode Beauty, martini anash dhe kuti të vogla me “Rhode Skin butter”. Çdo element i dekorit përputhej me estetikën e pastër dhe të butë të markës.
Hailey pozoi edhe për një foto para pasqyrës, e veshur me një bluzë të hapur nga shpina me fije të gjata dhe pantallona të ngushta të zeza. Flokët i kishte të kapur në një stil elegant, duke i dhënë gjithë pamjes një ndjesi shumë “chic”. Më vonë ajo ndau një video duke fryrë qirinjtë e një torte të gjatë rozë, duke u dhënë fansave edhe një pamje nga pjesa tjetër e mbrëmjes.
Por sapo fotot nisën të qarkullonin në internet, fansat vunë re menjëherë një detaj: Justin Bieber mungonte. Hailey publikoi disa foto dhe riktheu videot e shoqeve, por këngëtari nuk shfaqej askund. Kjo ngriti shumë pikëpyetje tek fansat, të cilët nisën të pyesin pse Justin nuk ishte në festë, sidomos duke qenë se çifti janë të martuar që nga viti 2018.
View this post on Instagram
Disa komentues pretenduan se në festë nuk ishin miqtë më të ngushtë të Hailey-t. Njëri shkroi: “Asnjë nga shoqet e saj më të mira nuk ishte. Ishte thjesht një event i Rhode me disa influencuese, si çdo vit.”
Një tjetër iu përgjigj: “Nuk thashë shoqet më të mira… thashë disa nga shoqet e saj… Nuk ishin vetëm ‘influencuese’.”
Një përdorues i tretë shtoi: “Epo, unë thashë ‘shoqe të afërta’ në mesazh, kështu që mendova se ishte e qartë.”
Megjithatë, jo të gjithë ranë dakord me dyshimet. Një komentues doli në mbrojtje të çiftit duke thënë: “Ja ku nisin njerëzit që mendojnë se bashkëshortët duhet të jenë të ngjitur gjithë kohën, përndryshe martesa u paska marrë fund.” /Prive By Liberta Spahiu


