Elijona Binakaj është emri më i lakuar i momentit. Banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova” ka fituar një mbështetje masive nga publiku, i cili e sheh atë si viktimë të bullizmit dhe presionit nga banorët e tjerë brenda shtëpisë.
Por, gërmimi në të kaluarën e saj ka nxjerrë në dritë një dokument zyrtar të Policisë Gjermane, që daton në Shkurt të vitit 2020.
Çfarë thotë saktësisht raporti i policisë?
Në njoftimin e lëshuar nga redaksia e lajmeve të policisë (“Polizei News Redaktion”) më 08.02.2020, jepen detaje specifike për zhdukjen e saj:
- Data e zhdukjes: Sipas policisë, Elijona (atëherë 13 vjeçe) rezultonte e zhdukur që nga e enjtja e 9 Janarit 2020. Kur u lëshua njoftimi, ajo kishte pothuajse 4 javë që nuk gjendej.
- Arsyeja e largimit: Dokumenti specifikon qartë se ditën e zhdukjes kishte pasur “mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen e dëshiruar nga Elijona”. Kjo lë të kuptohet se adoleshentja nuk ishte dakord me vendin ku po jetonte ose ku duhet të qëndronte.
- Refuzimi për t’u kthyer: Policia theksonte se vajza ishte parë në zonën e qytetit të Augsburgut, por “nuk ishte kthyer te kujdestarët e saj ashtu siç ishte rënë dakord”.
- Dyshimet për vendndodhjen: Autoritetet dyshonin se ajo mund të fshihej te të njohur të paidentifikuar në rajonin e Ulm apo Baden-Württemberg.
Ky dokument i risjellë në vëmendje nga Menaxheri, personazhi i njohur i rrjeteve sociale zbulon një periudhë rebele dhe të vështirë të adoleshencës së saj në raport me rregullat, shumë kohë para se ajo të bëhej figura publike që të gjithë po e ndjekin sot 24/7 në ekran. /Prive By Liberta Spahiu
@menaxheri1 Ja kush eshte Elijona #menaxheri #deutschland #bbvk #gjesti #bigbrothervipkosova ♬ Originalton – Pleurat → Menaxheri


