Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ​”Pseudo-aktor” vs “Pseudo-profesor”/ Degradon keq përplasja Gashi-Latifi
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ​”Pseudo-aktor” vs “Pseudo-profesor”/ Degradon keq përplasja Gashi-Latifi
Yjet

​”Pseudo-aktor” vs “Pseudo-profesor”/ Degradon keq përplasja Gashi-Latifi

Written by:
Prive
Last updated: 27 Nëntor, 2025
Share

Ajo që nisi si një denoncim i aktorit Dardan Gashi për një incident të ndodhur në shesh, ku ishte i përfshirë djali dhe bashkëshortja e tij, është shndërruar në një përplasje të ashpër publike me profesorin dhe analistin Blerim Latifi.

Contents
  • ​Latifi: “Pseudo-aktor i infektuar me ideologjinë vehabiste”
  • ​Dardan Gashi: “Tregojeni ‘Pseudo-Profesorit’ për poetin Adem Gashi”

​Pas reagimit të Gashit ditën e djeshme lidhur me atë që ai e cilësoi si “sulm islamofobik”, sot debati ka eskaluar. Blerim Latifi është përfshirë duke lëshuar akuza të rënda drejt aktorit dhe duke përmendur edhe babanë e tij të ndjerë, poetin Adem Gashi.

​Latifi: “Pseudo-aktor i infektuar me ideologjinë vehabiste”

​Përmes një postimi të gjatë, Latifi ka treguar njohjen e tij personale me poetin Adem Gashi, duke shprehur respekt për të, por ka qenë tejet i ashpër me të birin, Dardanin. Latifi pretendon se Dardan Gashi e ka përfshirë emrin e tij pa të drejtë në situatën e djeshme dhe ka lënë të kuptohet për kërcënime të tërthorta.

​”E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vehabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi,” ka shkruar Latifi.

​Profesori shkoi edhe më tej, duke cituar shprehjen popullore “Shpesh nga Skënderi del beteri”, për të përshkruar raportin mes vlerave të babait dhe veprimeve të djalit.

​Dardan Gashi: “Tregojeni ‘Pseudo-Profesorit’ për poetin Adem Gashi”

​Nuk ka vonuar përgjigja e aktorit, i cili i është drejtuar Latifit me termin “Pseudo-Profesor”. Gashi ka mbrojtur figurën e babait të tij, duke theksuar se poeti nuk bënte dallime fetare në figurat e kombit.

​”Tregojeni se ky poet, krahas poezive kushtuar Pjetër Bogdanit, ka shkruar edhe për kontributin e Medresesë ‘Alaudin’. Tregojeni se poeti Adem Gashi nuk i ndante figurat e kombit… Ai i shihte të gjithë si misionarë të një ideali të vetëm — ngritjen e kombit shqiptar,” ka replikuar Gashi.

​Aktori ka akuzuar Latifin se me retorikën e tij “linçuese ndaj besimtarëve” po tradhton vetë idealet e Rilindjes Kombëtare, duke e mbyllur reagimin me vargjet e famshme të Fishtës për bashkëjetesën mes Bajramit dhe Pashkëve.

​Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të vazhdojë apo do të mbyllet me kaq, ndërsa vëmendja publike tashmë është fokusuar te kjo “luftë” deklaratash.

​** /Prive By Liberta Spahiu**

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Kush më ka folur keq…’, Lela rrëfen ndarjen me Leon
Next Article Anitta “vjedh” hapur Taynën? Kënga e re e yllit brazilian identike me hitin “Si Ai”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Numerologjia: Data juaj e lindjes tregon për personalitetin tuaj!

Numrat janë më shumë se thjesht matematikë, ata mbartin…

Writen by
Prive
6 Dhjetor, 2025
Yjet

“Jam shumë e vetmuar”, si asnjëherë Hande flet për veten pas ndarjes

Aktorja ikonë turke, Hande Erçel, festoi 32-vjetorin e saj…

Writen by
Prive
25 Nëntor, 2025
Yjet

Mozzik shkon deri në Londër për koncert por s’ngjitet në skenë

Mozzik kishte paraparë mbrëmë një koncert për shqiptarët e…

Writen by
Prive
14 Qershor, 2025
Yjet

Kjo është performanca e fundit e Shpatit me Big Mamën

Një mbrëmje përkujtimore dhe emocionuese u zhvillua mbrëmë në…

Writen by
Prive
5 Dhjetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?