Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” u shënua nga tensione të papara, ku qendra e sherrit ishte përplasja mes Labinot Rexhës dhe Sasës. Ajo që nisi si debat, degradoi në ofendime personale, akuza për seksualitetin dhe goditje të ulëta mbi patriotizmin, duke e çuar Sasën drejt humbjes së qetësisë.
Contents
Çfarë ndodhi konkretisht mes tyre?
Situata agravoi në dy fronte. Fillimisht, Labi e sulmoi Sasën në pikën e saj të dobët – karrierën politike – duke i bërtitur: “Ti je asambleiste, çfarë kërkon këtu? Ke marrë vota nga populli!”. Nga ana tjetër, Sasa iu kundërpërgjigj me një deklaratë që shkaktoi zhurmë: “Dukesh që mundesh m’u martu me burrë”.
Por kulmi arriti natën vonë, kur dritat ishin fikur. Labi dyshohet se i ka bërë Sasës pyetjen tendencioze: “A ndihesh shqiptare?”, duke aluduar mbi historinë e saj të shërimit në Beograd dhe origjinën e familjes. Kjo e bëri Sasën të shpërthente dhe t’i shkonte te krevati për t’i kërkuar llogari, e lënduar thellë nga përdorimi i biografisë së saj të dhimbshme për lojë.
Bomba e Halil Halilit: “Gjithçka ishte e planifikuar”
Dhe ndërsa publiku po e gjykonte këtë si një shpërthim momental nervash, e vërteta rezulton krejt ndryshe. Komentuesi i njohur i formatit, Halil Halili, ka publikuar sot “bombën” e vërtetë: një bisedë private me Labin para hyrjes në shtëpi.
Në mesazhet e publikuara nga Halili – i njohur për sarkazmën e tij therëse – Labi jo vetëm që e kishte planifikuar këtë sjellje, por kishte parashikuar me data eliminimin e banorëve.
Në bisedë, Labi shkruan me gjakftohtësi:
”Edin të premtoj që javën e dytë është jashtë nga unë… Kjo Sasa mbas 3 jave… Shkurta 4 javë… Mbaje këtë shkrim mos e humb.”
Strategjia: “Qitja prej taktit”
Mesazhet konfirmojnë se presioni psikologjik ndaj Sasës (përfshirë përmendjen e temave të ndjeshme si origjina) është pjesë e strategjisë së Labit për t’i nxjerrë banorët nga vetja. “Qitma prej taktit edhe shpërthen” – i kishte shkruar ai Halilit.
Halil Halili e ka shoqëruar këtë zbulim me ironinë e tij karakteristike: “Po funksionon strategjia o miku im i çmuar. Urime finalja!”, duke lënë të kuptohet se Labi po luan saktësisht sipas skenarit që ka shkruar vetë jashtë shtëpisë.
Mbetet për t’u parë nëse Sasa do të rezistojë apo do të dorëzohet para këtij presioni të mirëllogaritur, duke përmbushur kështu profecinë e Labit për daljen e saj “pas 3 javësh”. /Prive By Liberta Spahiu



