Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Jo vetëm Anitta! ‘Si ai’ nga Tayna ‘vidhet’ masivisht në Brazil
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Jo vetëm Anitta! ‘Si ai’ nga Tayna ‘vidhet’ masivisht në Brazil
Yjet

Jo vetëm Anitta! ‘Si ai’ nga Tayna ‘vidhet’ masivisht në Brazil

Written by:
Prive
Last updated: 10 Dhjetor, 2025
Share

Duket se buja me yllin botëror Anitta ishte vetëm maja e ajsbergut.

Contents
  • “Si Ai” – Një himn i vërtetë në Brazil
  • Artistët që nuk pritën gjatë

Së fundmi, rrjeti ka zier nga diskutimet se këngëtarja e famshme braziliane është shfaqur në studio me një version identik të hitit të Taynës, “Si Ai”. Por, gërmimet më të thella tregojnë se kjo “vjedhje” apo frymëzim nuk është një rast i izoluar.

“Si Ai” – Një himn i vërtetë në Brazil

Që prej publikimit, projekti “Si Ai” i Taynës ka kaluar çdo pritshmëri, duke u kthyer në këngën e saj më të dëgjuar ndonjëherë, me mbi 67 milionë dëgjime vetëm në Spotify. Por suksesi më i frikshëm ka ardhur nga Brazili. Kënga është bërë virale në TikTok-un brazilian, duke u kthyer në një trend masiv që duket se ka “hipnotizuar” tregun latin.

Artistët që nuk pritën gjatë

Fakti që Tayna ka goditur në shenjë me këtë beat dhe vijë melodike, vërtetohet nga numri i artistëve brazilianë që kanë nxituar të publikojnë versione që të kujtojnë menjëherë “Si Ai”.

Nga të dhënat e siguruara, spikat kënga “Gemidinha” nga Felipe Amorim. Mjafton të dëgjosh ritmin dhe frazimin për të kuptuar ngjashmërinë e frikshme me hitin e reperes shqiptare.

Kënga ka marrë miliona dëgjime, duke shfrytëzuar pikërisht atë “vibe” që Tayna e bëri virale.

Nuk mbaron me kaq. Një tjetër projekt, “O Prédio Vai Tremer”, i sjellë nga një grup artistësh përfshirë MC Bruninho, Henry Freitas dhe Kadu Martins, duket se ndjek të njëjtën formulë të suksesit.

Edhe këtu, influenca e “Si Ai” është e pamohueshme, duke konfirmuar se tingulli i krijuar nga Tayna është kthyer në një standard të ri për “funk-un” brazilian.

Çfarë ndodh tani? Ndërsa rasti i Anittës bëri bujë për shkak të statusit të saj global, këto projekte të tjera tregojnë se tregu brazilian e ka përqafuar (dhe ndoshta përvetësuar) “Si Ai” prej kohësh.

Mbetet për t’u parë nëse menaxhmenti i Taynës do të ndërmarrë hapa për të kërkuar kreditet e autorësisë, apo nëse ky do të konsiderohet thjesht si një triumf i muzikës shqiptare që thyen kufijtë, qoftë edhe në forma të paautorizuara. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nuk e dinte që do futej në BBVK, flet vajza e madhe e Fjollës
Next Article Vjen ‘High 10’ nga Babastars
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Egli s’ndalet, ky është projekti i saj i ri që po vjen

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako,…

Writen by
Prive
25 Shtator, 2025
Yjet

12 këngë, një mesazh i fundit: Blero publikon albumin “The End”

Blero, ka publikuar albumin e tij më të ri…

Writen by
Prive
31 Maj, 2025
Yjet

Nga podcasti në album, Afrona (s)’i kthen borxhin Bleros?

Në prag të albumit të tij “The End”, Blero…

Writen by
Prive
26 Maj, 2025
Prive TVYjet

Jo një por dy bashkëpunime: Ja me kë po sjell këngë Rovena Dilo!

Këngëtarja Rovena Dilo para disa javësh ishte protagoniste në…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?