Vitin e kaluar, Rozana Radi dhe Sany Dimitri morën pjesë në “Kënga Magjike 2024” me këngën “Akoma”, e cila u shpall edhe fituese e festivalit.
Dyshja u dukën shumë të bashkuar në skenë, por pak kohë pas fitores, raportet mes tyre u prishën plotësisht.
Në një intervistë në podcastin e Orinda Hutës, Rozana zbuloi për herë të parë arsyen e ftohjes së madhe mes tyre.
Ajo e cilësoi Sanyn si “mosmirënjohës” dhe theksoi se nuk ka më asnjë kontakt me të.
“Unë nuk kam asnjë lloj kontakti. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës,” u shpreh ajo.
Këngëtarja tregoi edhe shkakun konkret të konfliktit: emri dhe imazhi i saj, sipas saj, janë përdorur për të promovuar koncerte ku ajo nuk ka marrë pjesë.
“U bë 1 muaj, 2 muaj që kisha dalë nga Big-u dhe shikoj veten në një poster koncerti në të cilin nuk merrja pjesë… është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për të dëgjuar muzikën time,” tha Rozana.
Pas deklaratave të saj, ka ardhur edhe reagimi i Sanyt, i cili foli në emisionin Living Day.
Ai pranoi se nuk flasin më me Rozanën, por mohoi kategorikisht që të jetë mosmirënjohës.
“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë.
Kjo është treguar në të gjitha postimet e mia, ku gjithmonë kam përfshirë dhe përmendur këdo që ka kontribuar,” tha ai.
Sany sqaroi edhe situatën e posterit që ndezi konfliktin. Ai tregoi se një biznes e kishte ftuar të këndonte dhe kishte përdorur një foto publike ku ai ishte me Rozanën.
“Fotoja është publike dhe mund ta marrë kushdo. Nëse kjo e shtyn dikë ta keqinterpretojë, unë nuk di çfarë të them,” përfundoi ai.
@vizionplustv “Më quajti mosmirënjohës, por nuk jam unë ai”, Sany i kundërpërgjigjet Rozanës #livingday #brunildalahe #vizionplus ♬ original sound – Vizion Plus


