Sot, më 21 prill, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të kishte mbushur 100 vjeç. Për të nderuar këtë moment historik, Mbreti Charles III ka organizuar një sërë aktivitetesh simbolike në kujtim të nënës së tij.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla pritën një recepsion në Pallatin Buckingham, ku morën pjesë anëtarë të familjes mbretërore si Princ William, Kate Middleton dhe Princesha Anne.
Të ftuar ishin edhe përfaqësues të organizatave që mbretëresha patronizonte dhe bashkëmoshatarë të saj që festojnë sot ditëlindjen e 100-të, të cilëve Mbreti u dorëzoi personalisht kartolinat e njëqindvjetorit.
Përveç pritjes, familja mbretërore hapi ekspozitën “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, e cila paraqet veshjet dhe bizhuteritë më ikonike të monarkes.
Ndërkohë, Princesha Anne përuroi kopshtin e ri “Elizabeth II” në Regent’s Park të Londrës, si një hapësirë reflektimi për qytetarët.
Mbreti Charles e mbylli homazhin me një mesazh prekës, duke e cilësuar nënën e tij si një frymëzim të përhershëm.
“Mbretëresha Elizabeth ishte një jetë e jetuar mirë; një premtim i mbajtur me fatin,” deklaroi monarku, duke rinovuar zotimin e tij për shërbim ndaj vendit. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


