Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP
Yjet

Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP

Written by:
Prive
Last updated: 13 Dhjetor, 2025
Share

Numërimi mbrapsht ka filluar! Tashmë gjithçka është gati për startin e madh të fenomenit televiziv që mban mbërthyer shqiptarët. Burime pranë produksionit konfirmojnë se Kiara Tito do të jetë zyrtarisht prezantuesja e re e “Big Brother Fan Club”, duke shënuar një rikthim të bujshëm në formatin që i ndryshoi jetën.

Për Kiarën, ky pozicion vjen si një kurorëzim i natyrshëm i një rrugëtimi televiziv mbresëlënës. Pas eksperiencës së saj brenda shtëpisë së famshme – ku ajo spikati si një nga banoret më të pëlqyera, më të dashura dhe më protagoniste – karriera e saj njohu vetëm ngjitje. Ajo periudhë, e cila shënoi një kthesë rrënjësore në jetën e saj, ia rihapi dyert e mëdha të televizionit.

Menjëherë pas daljes, Kiara u besua me drejtimin e “Dancing With The Stars Fan Club”, dhe më pas bëri hapin e madh drejt “Prime Time”. Ajo aktualisht shkëlqen çdo javë si prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”, një rol që vazhdon ta mbajë me sukses, duke u konfirmuar si një nga figurat më të rëndësishme të Top Channel.

Fansat nuk do të presin më gjatë. Dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndizen me datë 20 Dhjetor. Spektakli “Big Brother VIP Albania 5” premton të nisë fuqishëm që në natën e parë, me një kast personazhesh që pritet të bëjnë zhurmë.

Ndërkohë, analiza e lojës, debateve dhe dinamikave nën drejtimin e Kiarës do të nisë pak më vonë. Emisioni “Big Brother Fan Club” do të startojë transmetimin një javë pas nisjes së spektaklit, për të komentuar gjithçka që do të ketë ndodhur gjatë 7 ditëve të para të bashkëjetesës.

Me Kiarën në timon dhe një sezon që nis prag festash, ky edicion i pestë pritet të jetë zjarrtë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Klondrimi’ mbërrin deri në Brazil, ja çka shkruajnë faqet për djemtë e BBVK
Next Article ‘Më mbante me çelës, ika zbathur’, aktorja Radogoshi rrëfen zullumin nga ish-partneri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Xheneta: Jam mirënjohëse, nuk ia harroj Gjestit

  Pas dhunës ndaj Gjestit nga Jozi, Xheneta Fetahu…

Writen by
Prive
14 Prill, 2025
Yjet

Selvija po shkëlqen pas ndarjes, surprizon me pamjen e re

Pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, Selvije Jao duket…

Writen by
Prive
18 Shtator, 2025
Yjet

Alba dhe Limi ndajnë rrugët, konfirmohet ndarja

Përmes një postimi në Instagram, Alba Pollozhani ka konfirmuar…

Writen by
Prive
9 Qershor, 2025
Yjet

Merr fund fejesa mes këngëtares shqiptare dhe Vesel Kurtishajt

Një nga çiftet e showbiz-it shqiptar, Vesel Kurtishaj dhe…

Writen by
Prive
3 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?