Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Më mbante me çelës, ika zbathur’, aktorja Radogoshi rrëfen zullumin nga ish-partneri
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Më mbante me çelës, ika zbathur’, aktorja Radogoshi rrëfen zullumin nga ish-partneri
Yjet

‘Më mbante me çelës, ika zbathur’, aktorja Radogoshi rrëfen zullumin nga ish-partneri

Written by:
Prive
Last updated: 13 Dhjetor, 2025
Share

Aktorja e humorit, Granita Radogoshi, e cila për vite me radhë ishte një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një mungese të gjatë prej më shumë se një dekade.

Radogoshi, e njohur gjerësisht për skeçet e saj ikonike dhe bashkëpunimin me Qumilin, ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive, duke zbuluar arsyet e dhimbshme të largimit të saj nga skena.

Contents
  • Aktorja e humorit, Granita Radogoshi, e cila për vite me radhë ishte një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një mungese të gjatë prej më shumë se një dekade.
  • Rrëfimi për dhunën: “Si në mesjetë”
  • Arratisja zbathur dhe thyerja e telefonit
  • Raporti me “Axhën Qumil” dhe rikthimi

Mes nostalgjisë për artin dhe lotëve, ajo pos rrëfimit për humbjen e nënës dhe motrës brenda një viti, ka ndarë detaje tronditëse mbi dhunën në familje që ka përjetuar nga ish-partneri i saj.

Rrëfimi për dhunën: “Si në mesjetë”

Aktorja ka treguar se kalvari i vuajtjeve erdhi nga bashkëjetesa me ish-partnerin, për të cilin ajo zbuloi se është djali i një gazetari të njohur. Sipas Radogoshit, gjithçka nisi me një xhelozi patologjike që u përshkallëzua në izolim total dhe dhunë.

“Ka filluar me kontrollimin e celularit. Me përgjimin. Tmerr. Unë nuk jam edukuar në këtë mënyrë, më kanë bërë dy artistë, jemi familje artistësh,” është shprehur ajo.

Ajo përshkroi se si situata agravoi pas një viti bashkëjetesë, duke u shndërruar në një burg shtëpiak.

“Ai ka pasur xhelozi imagjinare. Kontrollo çantë, telefon, daljet e mia. Më ka mbajtur mbyllur me çelës. Nuk kam mundur as të ikë, nuk më ka lënë as me dalë. Kam mbetur pa ushqim. E kisha çantën me para, por më mbante mbyllur. Kjo është një xhelozi që nuk imagjinohet. Si në mesjetë,” rrëfen aktorja.

Arratisja zbathur dhe thyerja e telefonit

Momenti më dramatik i rrëfimit ishte përshkrimi i arratisjes së saj për të kërkuar ndihmë. Ajo tregoi se ish-partneri i kishte thyer mjetet e komunikimit për ta izoluar nga familja e saj.

“Mezi kam arritur ta lajmëroj policinë. Kam dalur zbathur. Ma theu celularin, të mos kem kontakt me familjen. Kjo quhet sëmundje,” tha Radogoshi, duke theksuar se partneri i saj ishte rritur në një ambient ku kishte parë dhunë, gjë që sipas saj kishte ndikuar në sjelljen e tij.

Raporti me “Axhën Qumil” dhe rikthimi

Përveç dramës personale, Granita foli edhe për anën profesionale dhe raportet e shumëpërfolura me axhën e saj, Qumilin, me të cilin ndanë rrugët profesionale vite më parë.

Rikthimi i saj ka ngjallur shumë nostalgji te publiku shqiptar, i cili e ka mirëpritur rishfaqjen e aktores që dikur sillte humor në kohë të vështira.

Intervista e plotë ka hedhur dritë mbi misterin e zhdukjes së saj, duke zbuluar se pas heshtjes fshihej një betejë e vështirë për mbijetesë dhe dinjitet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP
Next Article Kjo është dhurata luksoze e Edit për ditëlindjen e Dolces
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Bukuria dhe kultura e Kosovës përmes syve të Rina Lipës

Sapo kisha mbushur gjashtë vjeç kur familja ime u…

Writen by
Prive
20 Mars, 2025
Yjet

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur!

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se…

Writen by
Prive
24 Tetor, 2025
Yjet

Produksioni i BBVK del me njoftim për gjendjen shëndetësore të Albës

Pas shqetësimeve të para mbi gjendjen shëndetësore të Albës,…

Writen by
Prive
18 Dhjetor, 2025
Yjet

Vjen lajmi i keq për fansat e serialit ‘Esref & Ruya’

Adhuruesit e serialit të suksesshëm "Eşref Rüya" do të…

Writen by
Prive
7 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘E para në Dubai…’ Fatlume Popovci i gëzohet arritjes së saj
3 Shkurt, 2026
Surpriza e Elvanës në ditëlindjen e saj
3 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?